Mirëqenie

December 7, 2019 | 8:28

Ushqimet që ju ndihmojnë të përmirësoni cilësinë e gjumit

Gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Mund të reduktojë riskun për të zhvilluar sëmundje të caktuara kronike, e mban trurin dhe sistemin tretës të shëndetshëm dhe ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar.

Rekomandohet të bëhen 7 deri në 9 orë gjumë i pandërprerë çdo natë, por jo të gjithë arrijnë ta bëjnë këtë. Ka shumë strategji që mund të përdorësh për të bërë një gjumë më të mirë, duke përfshirë këtu edhe ngrënien e ushqimeve që ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Disa nga këto ushqime janë:

Fiqtë

Fiqtë përmbajnë kalium, magnez, kalcium dhe hekur. Këto minerale ndihmojnë me rrjedhën e gjakut dhe tkurrjen e muskujve, që janë kyç për rënien në gjumë. Gjithashtu fiqtë përmbajnë fibër që do ju mbajë të ngopur.

Shalqiri

Gjysma e përbërjes së shalqirit është ujë, prandaj konsumimi i tij do ju hidratojë para gjumi dhe do të eliminojë urinë pas darke për shkak të volumit dhe fibrës që përmban.

Fistikët

Fistikët kanë në përbërje proteinë, vitaminë B6 dhe magnez, e të gjitha këto kontribuojnë për një gjumë më të mirë. Por nëse e teproni në ngrënien e tyre do të kenë efektin e kundërt, duke ju lënë pa gjumë.

Pjepër

Meqë dehidratimi mund të ndikojë në aftësinë për të rënë dhe për të qëndruar në gjumë, ngrënia e pjeprave ashtu si dhe shalqirit ndihmon në cilësinë e gjumit. Rekomandohen gjithashtu dhe fruta si molla, portokalli dhe dardha.

Çajra bimorë

Çajrat bimorë, në veçanti kamomili, janë shumë të mirë për qetësimin e nervave para gjumit. GJithashtu bashkë me çajin e xhinxherit janë shumë hidratues dhe qetësues për stomakun.

Bajamet

Bajamet përmbajnë triptofan dhe magnez, të cilët ndihmojnë në reduktimin natyral të funksionit të muskujve dhe nervave, duke stabilizuar rrahjet e zemrës në të njëjtën kohë.

Qershitë

Mënyra më e mirë për të bërë një gjumë të mirë është duke rritur marrjen e melatoninës. Qershitë, bashkë me arrat dhe tërshërën janë një burim natyral i melatoninës. Duke u ngrënë rregullisht, këto ushqime mund t’ju ndihmojnë me rregullimin e ciklit të gjumit.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë përmban serotoninë, që qetëson trupin dhe trurin tuaj, pa përmendur përfitimet e tjera të shëndetit.

Bananet

Magnezi dhe kaliumi në banane shërbejnë si relaksues për muskujt dhe nervat. Gjithashtu vitamina B6 që gjendet në këtë frut e kthen triptofanin në serotoninë, duke rritur kështu edhe më shumë relaksimin.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top