Mirëqenie

December 17, 2019 | 8:12

Ushqimet që ju ndihmojnë të reduktoni ankthin

Njerëzit mund të bëjnë një sërë ndryshimesh në stilin e jetesës për të lehtësuar sado pak ankthin ose stresin që mund të kenë. Të konsumoni një dietë të pasur me perime, fruta, bishtajore, drithëra të plota dhe proteina të buta, është një hap mjaft pozitiv. Ankthi është një gjendje që prek njerëz në të gjithë globin. Simptomat variojnë dhe disa njerëz i përjetojnë në periudha të ndryshme. Megjithatë, dikush që përjeton simptoma për 6 muaj ose më gjatë, mund të ketë çrregullim ankthi.

Simptomat e çrregullimit të ankthit përfshijnë: frikë, tension, shqetësime të tepërta për problemet e përditshme, irritim, vështirësi në përqendrim, probleme në përditshmëri, rrahje të shpeshta zemre, tension muskujsh. Doktorët, krahas mjekimeve, shpesh e trajtojnë këtë çrregullim me një kombinim trajtimesh, përfshirë terapinë e të folurit, si terapia e sjelljes. Megjithatë, këto trajtime konvencionale nuk funksionojnë në terma afatgjatë. Disa shkencëtarë sugjerojnë që ushqyerja e duhur mund të ndihmojë në përmirësimin e këtyre simptomave.

DISA USHQIME QË JU NDIHMOJNË TË REDUKTONI ANKTHIN:

  1. Vezët.

E verdha e vezëve është një burim i shkëlqyer i vitaminës D. Vezët janë një burim i shkëlqyer proteinash, është proteinë e plotë që do të thotë se përmban të gjitha aminoacidet esencialë që trupi ka nevojë për rritje dhe zhvillim. Vezët përmbajnë triptofan, i cili është një aminoacid që ndihmon në krijimin e serotoninës. Serotonina është një neurotransmetues që ndihmon trupin të rregullojë humorin, gjumin, memorien dhe sjelljen. Serotonina gjithashtu mendohet se përmirëson funksionin e trurit dhe lehtëson ankthin.

  1. Farat e kungullit.

Farat e kungullit janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, i cili ndihmon në rregullimin e balancës së elektroliteve dhe menaxhon presionin e gjakut. Të konsumoni ushqime të pasura në kalium, si farat e kungullit ose bananeve, mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomave të stresit dhe ankthit. Farat e kungullit janë gjithashtu burime të mira të mineralit të zinkut. Një studim që pati pjesëmarrëse rreth 100 femra studente në shkollën e mesme, zbuloi që deficienca e zinkut mund të ndikojë në mënyrë negative në humor. Zinku është esencial për zhvillimin e trurit dhe nervave.

  1. Çokollata e zezë.

Disa studime kanë zbuluar që çokollata e zezë ose kakaoja mund të përmirësojnë humorin. Megjithatë, këto studime janë observationale, kështu që rezultatet duhet të interpretohen me kujdes. Megjithëse është akoma e paqartë se si çokollata e zezë redukton stresin, ajo është një burim i pasur polifenolesh; sidomos flavonoidet.

Një studim sugjeroi që flavonoidet mund të reduktojnë neuro-inflamacionin dhe vdekjen e qelizave në tru, si dhe të përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Çokollata e zezë është një burim i mirë magnezi. Të konsumoni një dietë të pasur me magnez ose të merrni suplemente të tij mund të reduktojë simptomat e depresionit. Kur zgjidhni çokollatë të zezë, mundohuni të zgjidhni atë që përmban 70% ose më shumë. Çokollata e zezë sërish përmban sheqerna të shtuara, kështu që zgjidhni një porcion të vogël 1-3 gr.

  1. Shafrani.

Shafrani është një erëz që përdoret më së shumti në Indi dhe në gatimet aziatike. Përbërësi aktiv është kurkumina. Ky përbërës mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes duke reduktuar inflamacionin dhe stresin oksidativ që shpesh rritet te njerëzit që përjetojnë ndryshime në humor, si ankthi dhe depresioni. Një studim i 2015 zbuloi që kurkumina redukton ankthin te të rriturit obezë.

  1. Kamomili.

Shumë njerëz në botë e përdorin çajin e kamomilit si një mjekim herbal për shkak të vetive antiinflamatore që posedon, si dhe veti antibakteriale, antioksiduese dhe relaksuese. Shumë njerëz besojnë që vetitë relaksuese dhe antistres vijnë nga flavonoidet që janë të pranishme te kamomili. Studimet zbuluan që kamomili reduktonte simptomat e ankthit. Megjithatë, nuk parandalonte episodet e reja të ankthit. Çaji i kamomilit mund të jetë i dobishëm në menaxhimin e ankthit.

  1. Çaji jeshil.

Çaji jeshil përmban aminoacide të quajtura theanine. Kjo e fundit ka veti anti-stres dhe veti qetësuese si dhe mund të rrisë prodhimin e serotoninës dhe dopaminës. Një revistë e vitit 2017 zbuloi që rreth 200 mg theanine përmirësonte vetë-relaksimin ndërkohë që reduktonte tensionin, në studimet te njerëzit. Çaji jeshil është mjaft i thjeshtë për t’u shtuar në dietën tuaj.

 

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top