Mirëqenie

September 17, 2019 | 10:01

Ushqimet që ju ndihmojnë të ulni nivelin e kolesterolit

Kolesteroli i lartë mund të çojë në sëmundje koronare të zemrës, e cila është shkaku më i madh i sulmeve në zemër. Kolesteroli mund të ulet duke bërë ndryshime dietike, siç është zvogëlimi i yndyrës së ngopur, por duke përfshirë edhe ushqimet e tjera në dietën tuaj.

Super ushqimet e mëposhtme do ju ndihmojnë të ulni kolesterolin e lartë:

Ushqime soje. Ushqimet e sojës janë plot me proteina, vitamina dhe minerale dhe janë me pak yndyrë të ngopur.

Arrat. Arrat  janë të pasura me proteina, vitaminë E, magnez dhe kalium, dhe përmbajnë sterole natyrale të bimëve dhe ushqyesve të tjerë bimor që ndihmojnë në mbajtjen e trupit të shëndetshëm dhe largimin e sëmundjes.

Tërshëra dhe elbi. Tërshëra dhe elbi janë të pasura me një lloj fibre të quajtur beta glucan – që mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit. Kur beta glukani konsumohet, ai formon një xhel që lidhet me kolesterolin. Kjo ndihmon në kufizimin e sasisë së kolesterolit që absorbohet nga zorra në gjak.

Fruta dhe perime. Frutat dhe perimet janë të pasura me vitamina, minerale dhe kimikate bimore të cilat ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm dhe të parandaloni sëmundjet. Ato përmbajnë pak ose aspak yndyrë dhe janë gjithashtu të larta në fibra, disa prej të cilave mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Ushqime të pasura me yndyrë të pangopur. Zëvendësoni ushqimet e pasura me yndyrna të ngopura me ushqime të pasura me yndyra të pangopura, të tilla si vajra bimor, avokado, arra dhe peshk.

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top