Këshilla & Arsye

September 29, 2018 | 9:56

Ushqimet që ju plakin para kohe

Nëse sytë janë pasqyrë e shpirtit, lëkura (dhe dhëmbët) janë pasqyrë e moshës sonë. Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pimë, në të kundër do të gjejmë veten të plakur para kohe.

Cilat janë ushqimet dhe pijet që favorizojnë plakjen e lëkurës duke na bërë të dukemi më të vjetër nga ç’jemi? Ariel Ostad, dermatolog me famë botërore rendit për revistën “Health” 10 prej tyre.

Të parat në listë janë ëmbëlsirat. Shumë sheqer në gjak dëmton kolagjenin e lëkurës duke e bërë këtë të fundit që të humbasë.

Pijet alkoolike – Përveç sasisë së sheqernave që çliron në gjak, alkooli ndikon edhe në bërjen e një gjumi të parehatshëm dhe s’ka asgjë më të dëmshme për lëkurën se sa një gjumë i parehatshëm.

Vera e bardhë – Përmban shumë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Nëse mendoni se shpëtoni dhëmbët tuaj duke i larë menjëherë pas konsumimit të dy-tre gotave verë të bardhë, gaboheni. Ostad thotë se në këtë mënyrë vetëm sa rritet prezenca e acideve ndaj këshillon që pas konsumit të verës së bardhë të pritet të paktën 1 orë e më pas të lahen dhëmbët.

Yndyrat – përveç që janë të dëmshme për zemrën, gjithashtu shkaktojnë edhe plakje të lëkurës suaj. Sipas Dr. Ostad, ato nxisin inflamacion. Madje mund ta bëjnë lëkurën tuaj më të prekshme ndaj rrezeve UV.

Kripa – Dora e rëndë me të në kuzhinë për një kohë të gjatë mund t’ju plakë më shpejt nga sa pretendoni. Këtu nuk përjashtohen as ata që nuk e përdorin fare në sallata apo gjellë. Disa ushqime, thotë Ostad, përmbajnë vetë sasi të mëdha kripe.

Qoftet dhe sallamet – Për të mos folur për potencialin e shqetësimeve kardiovaskulare që mund të sjellin, këto prodhime përmbajnë konservantë që në shumë raste irritojnë lëkurën duke shkaktuar edhe rrudha të parakohshme.

Kafja – Përveç dehidratimit të trupit tuaj për shkak të kafeinës, ajo dëmton dhëmbët. Për të mos e eliminuar këtë pije nga dieta juaj, e cila ka shumë efekte pozitive në shëndetin e njeriut, mjafton të pihet një gotë uji pas pirjes së kafesë.

Ushqimet pikante – Këshillohet përdorimi i moderuar i tyre. Çdo tip lëkure është e ndjeshme ndaj këtyre ushqimeve dhe për të mos folur që shkaktojnë edhe çrregullime në menopauzë.

Mishi i kuq – Sapo hyn në organizëm çliron radikalët e lirë që janë dëmtuesit kryesorë të proceseve rigjeneruese të lëkurës. Nuk këshillohet eliminimi i tij, por përdorimi në mënyrë të kufizuar.

Pijet energjike – Çlirojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të shoqëruara me një aktivitet fizik, injektojnë në organizëm sasi të mëdha kripe. Për ata që nuk mund të bëjnë dot pa këto pije, këshillohet pirja me kallam për të shmangur kontaktin me dhëmbët.

Limoni – Ajo që dihet është që të gjitha agrumet shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve, por në bazë të studimit të Ostad limoni është shkatërrimtari më i madh.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top