Mirëqenie

November 2, 2019 | 8:06

Ushqimet që ju shëndoshin dhe ato që ju dobësojnë

Patatet e skuqura dhe çipsat, së bashku me sodat mendohet të jenë më përgjegjësit për obezitenin. Ky është përfundimi i studiuesve nga Universiteti i Harvardit bazuar në analizat e bëra gjatë 20 vjetëve. Nga ana tjetër, nëse hamë ushqime që janë të pasura me celulozë së bashku me kos, atëherë humbim peshë.

Gjithashtu, ushqimet e pasura me celulozë na japin një ndjenjë të ngopjes, ndërsa patatet e skuqura, ëmbëlsirat ose sodat janw tw shijshme, por shumë shpejt jemi përsëri të uritur.

Nuk ka dyshim se njerëzit që pinë kos bëjnë shumë për të mbajtur peshën normale. Gjithashtu, njerëzit që hanë më shëndetshëm, nëse nuk pinë duhan dhe nëse flenë mesatarisht 7-8 orë gjatë natës kanë shumë më tepër energji dhe ushtrojnë shumë më shumë fizikisht.

Studiuesit analizuan 120.877 burra dhe gra në SHBA, të cilët kishin një peshë trupore normale dhe i ndanë në tre grupe. Mesatarisht, ata fituan 1.5 kg çdo 4 vjet, që ishte rreth 7.5 kg mbi 20 vjet dhe ishin në rrezik për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri.

Studimi u përqendrua në mënyrë të veçantë në marrëdhëniet e shtimit në peshë dhe konsumit të llojeve të caktuara të ushqimeve te gratë. Është konstatuar se të gjitha llojet e patateve, veçanërisht çipsat dhe patatet e skuqura çojnë në shtim peshe, por edhe mishi i kuq, produktet e tij, ëmbëlsirat dhe lëngjet e frutave me sheqer kanë të njëjtin efekt.

Perimet, frutat, kosi dhe frutat e thata – janë dëshmuar të jenë më të efektshmët në ruajtjen e peshës optimale.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top