Këshilla & Arsye

December 15, 2018 | 11:24

Ushqimet që ju shkaktojnë akne dhe puçrra

Ajo që hamë dhe pimë reflektohet drejtpërdrejt në trupin dhe shëndetin tonë. Ka disa ushqime që janë të mira për shëndetin, që rekomandohen edhe nga dietologët. Ka të tjera që janë shumë të rrezikshëm.

Mund t’ju ndodhë shpesh të keni probleme me aknet dhe puçrrat në fytyrë. Mendimi i parë që ju vjen në mendje janë produktet kozmetike me kimikate. Por, duhet të shkoni më tej, sepse kjo mund të jetë edhe si pasojë e zakoneve tuaja të të ngrënit.

Ushqimet që ju shkaktojnë akne dhe puçrra:

Alkooli

Megjithëse kjo tingëllon e çuditshme, alkooli shkakton puçrra dhe akne. Birra, vera dhe kokteilet dehidratojnë lëkurën dhe shkaktojnë shqetësime të tilla, përfshirë dhe rrudhat.

Kripa

Konsumimi i tepruar i kripës çon në dehidratim të thellë të lëkurës. Kështu, lëkura nuk ka forcën e nevojshme për të luftuar dehidratimin, duke çuar kështu në shfaqjen e puçrrave dhe akneve.

Buka

Buka rrit insulinën dhe shkakton shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë shfaqjen e akneve. Prandaj, dermatologët sugjerojnë shpesh që ta shmangni atë.

Qumështi dhe produktet e qumështit

Produktet e qumështit janë të pasura me hormone. Dhe mosbalancimi i akneve është pikërisht shkaku i akneve. Duhet ta shmangni përdorimin e tij në një masë të madhe.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top