Cilësia e gjumit është subjektive dhe, ndër faktorët përcaktues nuk mund të përjashtohen zakonet e të ngrënit. Prandaj është e rëndësishme të dini se cilat ushqime të konsumoni dhe cilat të shmangni.
Këtu është lista e 5 ushqimeve që nuk ju lejojnë që të flini.
Supat e konservuara: hidratimi është thelbësor për një gjumë të mirë, prandaj është e domosdoshme të shmangni konsumimin e ushqimeve me nivel të lartë natriumi, mbi të gjitha supat e konservuara dhe ushqimet e para-gatuara. Një hidratim i mirë, parandalon fillimin e dhimbjeve të bezdisshme të muskujve natën.
Ushqimet me erëza: nëse e konsideroni idenë e një darke të bazuar në ushqime me aromë, është më mirë ta preferoni atë në drekë sepse, nëse konsumohet për darkë, ajo shkakton shumë më lehtë episodet e zbaticës gastroesophageal.
Çokollata e zezë: nëse është e vërtetë që ju mund t’i jepni vetes një çokollatë të zezë në ditë, kini kujdes të mos e hani para se të flini. Ashtu si kafeja, çokollata e zezë gjithashtu përmban kafeinë, një substancë që ndihmon për të mbajtur gjumin larg.
Salca e domates: pas një ditë të lodhshme në punë, një pjatë makarona të gatuara në avull është ajo që ju duhet. Megjithatë kini kujdes, të mos shtoni domate sepse përmban acide që mund ta vështirësojnë fazën e tretjes.
Alkooli: një ose dy gota verë mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më lehtë, por pengoni gjumin e thellë. Prandaj, rezultati i pakëndshëm është të zgjoheni të lodhur mëngjesin e ardhshëm.
Burimi / loves.cucchiaio.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.