Ne e dimë se, që të jemi të lumtur, së pari duhet të hamë mirë dhe në mënyrë të shëndetshme. Konfirmimi i fundit vjen nga një studim i kryer nga Universiteti Leeds dhe Universiteti i York-ut në Britani që kanë studiuar më shumë se 45 mijë njerëz për të kuptuar se cilat janë ushqimet që i bëjnë njerëzit të lumtur.
Hulumtimet kanë treguar se mirëqenia individuale rritet me rritjen e konsumimit çdo ditë të frutave dhe perimeve. Konsumimi i shumë frutave dhe perimeve ju bën të lumtur, njëlloj si gjetja e një pune të re.
Ekspertët kanë analizuar njerëzit në disa aspekte, duke përfshirë dietën, mënyrën e jetesës, sjelljen dhe kushtet shëndetësore. Duket se shkalla e mirëqenies individuale rritet proporcionalisht me sasinë dhe frekuencën e konsumit të frutave dhe perimeve. Studimi zbuloi se kënaqësia e jetës së dikujt përmirësohet jashtëzakonisht shumë në qoftë se dyfishon konsumin e rekomanduar nga 5 porcione në 10. Kjo kënaqësi e marrë është vlerësuar njëlloj si ajo e gjetjes së një pune pasi ke kaluar një kohë pa punë.
Përfitimet e frutave dhe perimeve sezonale
Konsumimi i më shumë frutave dhe perimeve nuk është vetëm i mirë për shëndetin fizik, por edhe për mirëqenien mendore në afat të shkurtër.
Sa i përket frutave, më të preferuarat janë agrumet e pasura me vitamina, ujë dhe minerale, për të rimineralizuar trupin tonë. Të gjitha janë aleatë të shëndetit tonë, por ka disa dallime.
Qitro rekomandohet për ata që vuajnë nga kolesteroli i lartë, ndërsa portokalli për të luftuar venat me variçe. Pastaj ka limona që, si portokalli, përmbajnë një sasi të pasur të acidit dhe ushqyesve të tjerë të çmuar. Në mesin e perimeve të sezonit janë të gjitha perimet si lakra, rrepa, brokoli, etj., ushqime këto të pasur me oksidantë që na mbrojnë kundër shumë sëmundjeve.
Fillimi i muajit mars ka dhe shumë bimë të tjera të afta për të forcuar mbrojtjen e trupit: nga qepët tek finoku. Ndërsa panxhari ju ndihmon për eliminimin e toksinave dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.