Ushqimi i pasur me qepë ka qenë i shijshëm, por kur zgjoheni në mëngjes goja juaj mban erë të rëndë. Çfarë të bëni? Kur aroma e gojës tuaj është prekur nga ushqimet me erë të keqe (zakonisht nga hudhrat, qepët ose nga mishi me erëza, por edhe peshku e djathi), juve ju nevojitet një freskues.
1-Limoni
Gëlltisni një prerje limon ose kafshoni një pjesë nga lëvorja, është e lehtë ta bëni edhe në restorant, ku shpesh shërbejnë garnitura limoni dhe nëse nuk ka, mund të porositni ujë me limon. Për rastet tjetra, karamelet e aromatizuara me limon ndihmojnë po ashtu shumë, dhe ndihmojnë që era e rëndë të kalojë. Derisa tentoni që të pastroni gojën, provoni t’i kundërviheni ushqimeve të tilla me atë që është më e lehtë: me ushqime të tjera.
2-Majdanoz dhe garnitura të tjera të gjelbra
Kur pjata e juaj e ngarkuar me hudhra ose hamburgeri i mbushur me qepë ju shërbehet me disa gjethe të gjelbra dhe majdanoz anash, konsideroni atë si një shenjë lajmëruese, jo vetëm një joshje për sytë. Të përtypësh majdanozin pas ushqimit, i jep gojës një erë të veçantë dhe largon atë të ushqimeve të mëparshme.
3-Molla dhe ushqime të tjera të forta dhe të freskëta (dardha të forta, karota)
Ato kanë shumë përbërës ushqimor që nxisin prodhimin e pështymës dhe kjo ndikon si shpëlarje pastruese për gojën tuaj. Këndshëm!
4-Erëza të forta
Për zgjidhje më ekzotike, merrni erëza në shportën tuaj kur të blini ushqime. Përzieni pjesë të barabarta nga to, në një vazo të vogël të mbuluar dhe mbajini në kuzhinë afër kripës dhe piperit. Përtypni disa fara dhe do të çlironi mjaft vajra për të aromatizuar gojën pas ushqimit dhe do të shihni se goja juaj do të ketë shije mahnitëse.
5-Kërcej të mendrës ose kanellës
Secili prej këtyre aromatizuesve të fuqishëm dhe të shijshëm do të largojë shpejt aromën e qepës dhe hudhrës. Plus, vajrat esenciale të kanellës do të vrasin disa lloje bakteresh, të cilat aspirojnë të ndërtojnë shtëpi në gojën tuaj. Edhe çamçakëzët nga këto bimë janë po aq efektiv.
6-Luleshtrydhet dhe kosi
Nëse nuk mund të kaloni ditët pa u kënaqur me ushqimet që kanë aromë të rëndë, hani ushqime që parandalojnë erën kjo është edhe më mirë se sa shërimi. Konsumimi i një gjysmë filxhani kos pa sheqer dy herë në ditë mund të ulë nivelin e sulfurit të hidrogjenit në gojë (që ka erën e vezëve të prishura). Luleshtrydhet (pjepri, portokalli dhe frutat e tjera me nivele të larta të vitaminës C), po ashtu frenojnë erën e keqe të shkaktuar nga bakteret e gojës. Filloni dhe përfundoni ditën me një kupë frutash të mbushura me një porcion të madh kos dhe ndoshta kurrë nuk do të duhet të shqetësoheni sërish rreth aromës së gojës.
Burimi / http://www.gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.