Mirëqenie

May 3, 2018 | 8:50

Ushqimet që luftojnë celulitin…

Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave të gjithë mendojnë për plazhin. Por ajo që është tepër shqetësuese në këtë periudhë të vitit është pamja e trupit, kryesisht celuliti. Shfaqja e celulitit ka të bëjë me mënyrën e jetesës dhe ushqimet që konsumoni, prandaj mund të bëni diçka për të parandaluar shfaqjen apo shtimin e tij.

Më poshtë po listojmë 8 prej ushqimeve që luftojnë celulitin dhe që duhet t’i përfshini në dietën tuaj.

  1. Salmoni

Është i pasur me antioksidantë, të cilët luftojnë yndyrën e celulitit. Gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut në trup.

  1. Farat e lulediellit

Ato janë një burim i mirë i vitaminës E, zinkut, kaliumit, si dhe vitaminës B6 që ndihmon në luftën ndaj celulitit.

  1. Specat djegëse

Edhe specat djegëse përmbajnë vitaminë B6, e cila është një prej armëve kryesore në luftën ndaj celulitit. Specat djegëse e rrisin metabolizmin me 25% për tre orë pasi i konsumoni. Kjo e bën trupin të djegë kalori, gjë që çon në shkrirjen e yndyrës.

  1. Manaferrat dhe boronicat

Ato rrisin prodhimin e kolagjenit dhe kjo përmirëson pamjen e lëkurës tuaj. Po ashtu ato përmbajnë antioksidantë që shkrijnë yndyrën e grumbulluar poshtë lëkurës.

  1. Uthulla e mollës

Këshillohet të përdoret në sallatë, pasi përmban kalium, magnez dhe kalcium, të cilat largojnë toksinat dhe ujin e tepërt nga barku dhe kofshët. Largimi i toksinave gjithashtu ndihmon në largimin e hormoneve të stresit dhe balancimin e estrogjenit, që çon në reduktim të celulitit.

  1. Çaji jeshil

Përbërësi aktiv që ndodhet në çajin jeshil, Epigallocatechin gallate, apo EGCG rrit metabolizmin, çka çon në djegie të yndyrës. Kjo ndikon në parandalimin e përhapjes së celulitit. Shmangni kafen, pasi sasia e madhe e kafeinës që ajo përmban ju dehidraton dhe nxit trupin të mbajë lëngjet dhe toksinat që përhapen nën trup.

  1. Vaji i ullirit

Yndyrës së vajit të ullirit nuk duhet t’i trembeni. Gatuajeni vajin e ullirit në temperatura të ulëta dhe konsumojeni me perime të pasura në fibra. Ai është i shëndetshëm dhe ndihmon në reduktimin e celulitit.

  1. Çokollata e zezë

Lajmi i mirë është se nuk keni pse hiqni dorë nga çokollatat, të paktën jo nga e zeza. Kakaoja natyrale është e pasur në antioksidantë.

Burimi: Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top