Mirëqenie

November 5, 2016 | 7:38

Ushqimet që luftojnë kolesterolin e lartë

Një dietë e pasur me yndyra mund të bëhet shkak për rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak. Kur niveli i kolesterolit është i lartë rritet rreziku për atak në zemër edhe i sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Ndaj, mënyra më e mirë është që ta mbajmë atë nën kontroll. Një dietë e ekuilibruar me vlerat e domosdoshme ushqyese është hapi i parë që duhet ndërmarrë. Ekspertët e shëndetit sugjerojnë disa ushqime për uljen e kolesterolit në gjak.

 

Çaji i gjelbër

Konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër mund të ndihmojë në kontrollimin e nivelit të kolesterolit në gjak. Rezultatet e një studimi kanë treguar se personat që kanë përdorur suplemente me ekstrakt të çajit të gjelbër, ose të zi, kanë pasur ulje të nivelit të kolesterolit të keq në 16 për qind.

Bajamet

Konsumimi i vazhdueshëm i bajameve rrit nivelin e qelizave të kuqe në gjak, rrit nivelin e vitaminës E, si dhe pakëson nivelin e kolesterolit. Substancat që gjenden te bajamet ndihmojnë në parandalimin e LDL, ose kolesterolit të keq, i cili është përgjegjës për formimin e pllakave që mund të dëmtojë rrugët e enëve të gjakut dhe të bllokojë arterien. Avokadot

Avokadot

Përmbajnë yndyra të shëndetshme, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit. Për të pasur një zemër të shëndoshë, zëvendësojeni gjalpin me avokado në ushqimet tuaja të preferuara.

Elbi

Konsumimi i elbit po ashtu ndikon në uljen e kolesterolit në gjak dhe mund të përdoret lehtësisht te supat, mishi i zier dhe sallata. Elbi përmban potasiumin, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave.

Boronicat

Boronicat përmbajnë një antioksidues shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura.

Tërshëra

Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralesh dhe beta-glukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Kur gjatë një studimi mbi efektin e tërshërës në organizëm, studiuesit shtuan në dietë tërshërën dhe krundet, vunë re se gjendja e zemrës, niveli i kolesterolit në gjak dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore u përmirë- sua më shumë se 11 për qind.

Gështenjat

Konsumi i gështenjave është po ashtu i rëndësishëm për shëndetin. Gështenjat janë pema e vetme me gëzhojë që përmban vitaminë C. Kjo ndikon në forcimin e eshtrave, dhëmbëve dhe enëve të gjakut. Konsumimi i gështenjës po ashtu ndikon në stabilizimin e niveleve energjike, por ndikon edhe në uljen e kolesterolit.

Shega

Mbretëresha e vërtetë e stinës. Jo vetëm e shijshme, por e shumëpërdorshme. Përdoret si pjesë e sallatave, shoqëruese e peshkut dhe për t’u dhënë shije ëmbëlsirave. Shega po ashtu ndihmon për të ulur sasinë e kolesterolit në gjak, është antioksidues që lufton kolesterolin e lartë në gjak, tensionin e lartë, si dhe ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top