Mirëqenie

June 18, 2018 | 14:56

Ushqimet që mbrojnë dhëmbët e fëmijës

Portokall, kivi, luleshtrydhe dhe speca

Në gojën e fëmijës suaj ekzistojnë disa lloje të ndryshme bakteresh dhe disa prej tyre mund të shkaktojnë prishje të dhëmbëve. Vitamina C në fruta të tilla si portokalli, kivi, papaja ose luleshtrydhja ndihmon për të vrarë këto baktere dhe gjithashtu furnizon mishrat e dhëmbëve me kolagjen. Burime të tjera të mira të vitaminës C janë: specat e kuq, të verdhë; domatet; dhe patatet e ëmbla. Megjithatë, dentistët thonë se fëmijët duhet të presin të paktën 30 minuta para se të lajnë dhëmbët pasi kanë ngrënë.

Qumësht, kos dhe djathë

Karbohidratet që gjenden te buka, patatet dhe makaronat kthehen në sheqer. Ky lloj sheqeri ushqen disa baktere në gojën e fëmijës, të cilat prodhojnë acid të dëmshëm për dhëmbët. Ushqime si kosi, qumështi dhe djathi kanë vitamina D, kalcium dhe fosfat. Ato ngrenë nivelin e pH, ulin aciditetin dhe zvogëlojnë rrezikun e prishjes së dhëmbëve.

Karota, selino, lulelakër, bishtaja dhe bizele

Këto ushqime pastrojnë dhëmbët dhe mishrat e fëmijës suaj. Ato heqin pllakat që krijohen në dhëmbë pas ngrënies.

Farat e susamit, lulediellit, kungullit dhe arra

Përmbajnë yndyrna natyrale që mbështjellin dhëmbët dhe ndihmojnë në mbrojtjen kundër baktereve, duke forcuar smaltin.

Çamçakëz pa sheqer

Çamçakëzi rrit prodhimin e pështymës, rrit numrin e antitrupave natyrorë në gojë dhe mban mishrat të hidratuar, duke parandaluar prishjen e dhëmbëve.

Fëmija duhet të lajë shumë mirë dhëmbët nëse ka konsumuar këto ushqime:

  • Karamele
  • Pije të gazuara
  • Lëngje frutash me përmbajtje të lartë fruktoze
  • Çamçakëz me sheqer
  • Rrush të thatë
  • Patate të skuqura
  • Mjaltë

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top