Gastriti është inflamacioni i mureve të stomakut dhe mund të jetë akut ose kronik (pra që zgjat muaj ose vite). Ky inflamacion shkakton dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut, të përziera dhe acid stomaku.
Ushqyerja është, natyrisht, e një rëndësie jetësore për parandalimin dhe trajtimin e gastritit dhe acidit të stomakut. Një dietë e dobët mund të jetë shkaku i të dy kushteve, ose mund t’i përkeqësojë ato, duke irrituar më tej mukozat. Më poshtë rendisim disa ushqime që përveç që janë ushqyese, respektojnë mukozën e stomakut dhe lehtësojnë simptomat e gastritit dhe aciditetit.
Quinoa. Mund të zihet dhe shërbehet me perime ose peshk, mund të jetë e shkëlqyeshme për të lehtësuar dhimbjet e stomakut, falë përmbajtjes së fibrave të tretshëm.
Produkte të bëra vetë. Zëvendësimi i makaronave dhe bukës së grurit me ato të prodhuara me dorë na lejon të mbajmë traktin tretës aktiv dhe të shmangim intolerancën dhe ënjtjen.
Hikërror. I shkëlqyeshëm për luftimin e fryrjes së barkut, është një ushqim i gjithanshëm që mund të përdoret gjithashtu në supa. Mund të lehtësojë urthin.
Farat amaranto. Si quinoa, vijnë nga Amerika e Jugut dhe ndihmojnë në mbrojtjen e mukozës së stomakut.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.