Shumica e njerëzve kujdesen të ruajnë veten nga rrezet e diellit duke përdorur një krem me faktor mbrojtës, kapele dhe syze dielli. Megjithatë, ka edhe ushqime që mund të mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme UV.
Vaji i ullirit
Falë shumave të larta të vitaminës E dhe polifenoleve, konsumi ditor i vajit të ullirit të pangopur mund të mbrojë lëkurën. Studime të shumta kanë treguar se vitamina E mund të zvogëlojë efektet e stresit oksidues dhe të zvogëlojë efektet e rrezatimit të dëmshëm UV. Prandaj, gjithmonë shtoni një lugë vaj ulliri në sallatë ose perimet e gatuara gjatë verës.
Arrat
Ndihmues janë edhe arrat, të cilat përmbajnë yndyra të shëndetshme omega-3. Ato ndihmojnë qelizat në shtresën e jashtme të lëkurës për të luftuar rrezatimin UV, duke parandaluar përkeqësimin e tyre.
Mollët
Krahasuar me fruta të tjera, mollët kanë përqendrimin më të lartë të polifenolit, i cili ndihmon në kontrollin e inflamacionit, zvogëlon stresin oksidues dhe rrit imunitetin.
Çaji dhe kafeja
Çaji dhe kafeja janë gjithashtu plot me polifenol, i cili ndikon pozitivisht për lëkurën. Hulumtimet kanë treguar se konsumimi ditor i kafes ngadalëson plakjen e lëkurës dhe shfaqjen e pikave.
Vera e zezë
Edhe vera e zezë ka një përmbajtje të lartë të polifenolit, kështu që nëse konsumoni dy ose tre gota, do të shtoni sasi shtesë të antioksiduesve.
Brokoli
Brokoli është gjithashtu i pasur me polifenol. Ai është i shkëlqyeshëm në luftën kundër inflamacionit dhe gjithashtu ndihmon në luftën kundër kancerit. Po ashtu, aktivizon sistemin e mbrojtjes së lëkurës kur ekspozohet ndaj rrezatimit UV.
Spinaqi
Spinaqi ndihmon lëkurën për të luftuar rrezet e diellit dhe për të ngadalësuar procesin e plakjes. Antioksiduesit gjenden në gjethe, udhëtojnë nëpër trup, dhe shkatërrojnë radikalët e lira. Është vërtetuar se konsumi ditor i spinaqit të zier ndihmon trupin me 50% më shumë në luftën kundër paraqitjes së melanomës pas shërimit.
Çokollata e zezë
Çokollata e zezë ka një përqindje të lartë të kakaos, e cila është një antioksidues i fortë, pasi posedon flavanol. Ajo e bën lëkurën më shumë hidratuese dhe më të butë. Në vend të çokollatës, ju gjithashtu mund të pini një filxhan kakao, pasi është provuar se lëkura bëhet 25% më pak e ndjeshme ndaj diellit.
Burimi / www.gazeta-shqip.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.