Kur ndiqni një dietë të rreptë, shpesh dëshira për të ngrënë diçka na sulmon. Megjithatë, jo gjithmonë, mund të hamë ato që kemi në frigorifer, sepse përndryshe, i themi lamtumirë dietës. Megjithatë, ka disa ushqime që mund të hahet gjatë dietës dhe që kanë shumë pak kalori. Ja cilat janë ato:
Selino
Pothuajse pjesa më e madhe e selinos është bërë nga uji dhe përmban një të tretën e vitaminës K që na nevojitet çdo ditë.
Rukola
E shkëlqyeshme në çdo ndjesi, Rukola ka vetëm 10 Kcal për një racion
E bardha e vezës
Kaloritë janë aq të pakta sa mund t’i hani në sasi të mëdha
Sallatë
E ulët në kalori, përmban vitaminë A dhe vitaminë C, kështu që hajeni atë pa problem.
Kastravecë
Produktet që kanë në përbërje të tryre sasi të mëdha uji të tilla si selino, mund t’i konsumoni pa problem, pasi kanë pak kalori dhe përveç kësaj lëkura e kastravec përmban beta-carotene, një substancë e dobishme për sytë, gjithashtu është i përkryer për qëllimin tonë për të humbur peshë.
Lulelakër
Lulelakra është e pasur me vitaminë C dhe K, është shumë ushqyese sidomos nëse hahet e grirë dhe e papërpunuar.
Domate
Është e pasur me vitamina A, C dhe B2, acid folik, fibra dhe kalium. Me pak fjalë, është e shkëlqyer.
Brokoli
Ato janë ushqimi i përsosur për ata që duan të humbin peshë: Përveç vitaminave A, C, E dhe K përmbajnë rreth 20% të kërkesës së përditshme të fibrave.
Kokoshka
Vetëm një racion nuk ka asnjë efekt në trupin tuaj. Përbëhen kryesisht nga ajri, kështu që hajini ato në mënyrë të sigurt, natyrisht jo të kripura.
Bizele
Ata janë të pasura me proteina dhe fibra, të shkëlqyera duke pasur parasysh përmbajtjen e ulët kalorike.
Grejpfrut
Ai stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe është plot me vitaminë C. Lëngu i këtij fruti është ndër ata me më pak kalori.
Pjepri
Ai është i pasur me vitaminë A dhe C dhe është një mesvakt i shkëlqyer për ata që nuk duan të marrin peshë.
Luleshtrydhet
Ato janë të pasura me kalium dhe fibra, gjithashtu janë anti-inflamatore.
Portokall
Përveç vitaminës C, portokalli është i pasur me fibra, prandaj mos e hiqni atë.
Boronica
Boronica ka më shumë antioksidantë se çdo frut tjetër. Një filxhan boronica është një ilaç për shëndetin tuaj, mos kini frikë t’i konsumoni nëse jeni në dietë.
Burimi / benesserefeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.