Këshilla & Arsye

May 27, 2019 | 11:29

Ushqimet që mund t’i hani sa të doni dhe në çdo moment, pasi nuk ju shëndoshin

Nëse po përpiqeni të ndiqni një dietë të shëndetshme, por ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës, ka disa ushqime që mund t’i hani sa të doni dhe do t’ju ndihmojnë të qëndroni në formë. “Bright Side”, ka përpiluar një listë të produkteve të tilla.

Kokoshkat

Nëse ju i gatuani kokoshkat pa gjalpë dhe sheqer, mund t’i hani pa frikë. Shtoni vetëm pak kripë për shije dhe mjafton. Në këtë mënyrë, një tas me kokoshka përmban vetëm 31 kalori. Në këtë mënyrë ju shuani urinë dhe merrni pak kalori.

Selinoja

Selinoja në 95% të saj është e përbërë nga uji. Ajo ju ndihmon që të humbni peshë dhe të detoksifikoni trupin tuaj, falë efektit të saj diuretik.

Patëllxhanët

Një porcion me patëllxhanë të pjekur në skarë apo të pjekur pa vaj përmban vetëm 24 kalori. Kështu që ju mund ta shijoni këtë perime të shijshme pa u kufizuar aspak.

Portokalli, grapefruit dhe mandarina

Një sasi e madhe frutash nuk është e rekomanduar që të konsumohet, nëse dëshironi që të humbni në peshë, por agrumet bëjnë përjashtim në këtë rast. Ato janë të pasura me substanca si fibra, flavonoidet dhe vitaminë C. Agrumet ju ngopin, ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe pastrojnë mëlçinë, lëkurën dhe ju bëjnë më të shëndetshëm.

Pjepri dhe shalqiri

Me 60-70 kalori për fetë, ju mund t’i hani këto dy fruta gjatë gjithë ditës. Ata ndihmojnë në nxjerrjen e lëngut të tepërt nga trupi dhe ju ngopin.

Algat

Algat si laminaria, janë burimi më i mirë për të marrë jod. Ato ju ndihmojnë që tiroidet të funksionojnë normalisht, i mbajnë hormonet në nivelet normale dhe ju pengojnë të shtoni peshë.

Kungulli i njomë

Një racion me kunguj të njomë përmban rreth 42 kalori. Ai normalizon raportin kripë-ujë në organizëm, përmirëson funksionimin e zorrëve dhe gjithashtu mund të përdoret për të ulur prodhimin e energjisë.

Kastraveci

Një perime e domosdoshme për të gjithë ata që duan të humbin peshë: ndihmon në luftimin e ënjtjes.

Panxhari

Panxhari është një burim ushqyes, si mangani. Ai ndihmon që të digjni dhjamin, forcon muskujt tuaj dhe rregullon sheqerin në gjak. Një racion mesatar ka vetëm 40 kalori.

Vezët

Ju mund t’i hani ato në çdo moment të ditës. Madje edhe natën pa pasur frikë se do të fitoni peshë. Sigurisht që vezët e ziera janë më të mira se të skuqurat.

Ananasi

Ky frut i shijshëm është miku më i mirë që ju të humbni peshë. Bromelain, një lloj enzime që ka veti anti-inflamatore dhe lufton ënjtjen gjendet me shumicë tek ananasi. Gjithashtu bromelain shërben për të ndarë yndyrat dhe ndihmon metabolizmin.

Mollët dhe kumbullat

Një mollë përmban vetëm 50 kalori. Ajo ju bën juve që të ndiheni të ngopur dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Kumbullat janë të pasura me vitaminë C dhe kalcium. Ato forcojnë zemrën dhe ruajnë enët e gjakut.

Sallata

Sallata është një burim i acidit folik dhe ju mund ta hani atë me shumicë. Një gjethe sallate ka vetëm 3 kalori.

Rrushi pa fara, boronica dhe luleshtrydhja

Rrushi pa fara dhe boronica janë të pasura me vitaminë C dhe shërbejnë për të larguar ujin e tepërt nga trupi. Luleshtrydhet janë gjithashtu shumë ushqyese dhe ju ndihmojnë për tretjen e ushqimit dhe sistemin tuaj kardiovaskular.

Lakra, brokoli dhe lulelakra

Këto perime janë aleatët tuaj me të mirë në luftën kundër peshës së tepër. Një racion lakër ka vetëm 7 kalori. Natyrisht që ju nuk mund të hani vetëm lakër dhe lulelakër, por mund ta përfshini atë në menynë tuaj një herë në javë.

Nëse ju doni të qëndroni të dobët, është mirë që ta hani darkën 3-4 orë përpara se të flini. Kështu që nëse do të shkoni në krevat në orën 23:00, ju duhet të darkoni në orën 19:00. Nëse ju flini në mesnatë, hajeni darkën në orën 20:00.

 

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top