Mirëqenie

February 16, 2019 | 8:55

Ushqimet që mund t’i konsumoni pa patur frikë se shëndosheni

Përderisa nuk ekziston diçka e tillë si ushqim me zero kalori, ka disa ushqime të cilat mund t’i hani lirshëm pa u brengosur se do të shtoni kile. Sipas ekspertes së ushqimit, Dr. Lisa Young, këto ushqime në përgjithësi ndahen në dy kategori: fruta dhe perime.

Young thotë se ka disa arsye se përse nuk shtoni peshë duke i ngrënë ushqimet e mëposhtme:

  • Kryesisht përbëhen nga uji
  • Kanë shumë pak kalori
  • Përmbajnë fibra, të cilët ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur

Megjithëse këto fruta dhe perime nuk kanë shumë proteina, ato janë të mbushura me vitamina, antioksidantë dhe nutrientë të tjerë që i shërbejnë mirë shëndetit të përgjithshëm.

Boronicat

Boronicat më së miri njihen për përmbajtjen e antioksidantëve. Ky ushqim ka më shumë antioksidantë sesa çdo frut tjetër, ndërkaq 1 gotë me boronica ka vetëm rreth 85 kalori.

Kastravecët

Kastravecët përbëhen kryesisht prej ujit, ndërkaq përmbajnë vetëm rreth 16 kalori. Farat dhe lëvorja e kastravecit përmban më së shumti vlera ushqyese, prandaj mirë është të mos i qëroni. Lëvorja dhe farat ju furnizojnë me fibra dhe me një formë të vitaminës A që njihet si beta-karoten, i cili është i mirë për sytë.

Domatet

Këto më së shumti njihen për faktin se përmbajnë licopen, i cili është karotenoid që na ndihmon të luftojmë sëmundjet kronike, por edhe që i jep domates ngjyrën e kuqe. Përveç likopenit, domatet përmbajnë edhe vitaminë A, C dhe B2, por edhe krom, kalium dhe fibra. Një domate e madhësisë mesatare përmban vetëm 25 kalori.

Brokoli

Brokoli ka më shumë vlera ushqyese kur hahet pa iu nënshtruar ndonjë procedure gatimi, ose kur avullohet. Kjo perime përmban silforafan, i cili është antikancerogjen që punon për të shkatërruar kimikalet që shkaktojnë kancer në trup. Përveç vitaminës A, C, E dhe K, brokolit kanë edhe sasi të madhe të fibrave, ndërkaq përmbajnë vetëm 31 kalori.

Portokalli

Shumica i njohin portokajtë për përmbajtjen e vitaminës C, por ky frut ofron edhe efekte të tjera shëndetësore. Për shkak se vitamina C është kruciale për prodhimin e kolagjenit, portokajtë ndihmojnë lëkurën të lirë nga dëmtimet dhe e bëjnë të duket mirë. Veç kësaj, portokalli ka pak kalori – një portokall i madhësisë mesatare ka vetëm rreth 80 kalori.

Luleshtrydhet

Ka më shumë vitaminë C tek luleshtrydhet sesa tek portokallet. Veç kësaj, luleshtrydhet janë të mbushura me polifenole – një lloj antioksidanti. Gjithashtu ato janë burim i mirë i kaliumit dhe fibrave, nuk kanë yndyrë, kolesterol, kripë, etj. Një racion luleshtrydhe ka vetëm rreth 50 kalori.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top