Për të bërë një gjumë të mirë, ndikim mjaft të rëndësishëm kanë edhe produktet dhe ushqimet që ne konsumojmë. Sipas rezultateve të një studimi të vitit 2011 në Universitetin Mjekësor të Taipei, ngrënia e dy frutave të kivit përpara se të shkoni në shtrat, bën që të keni një gjumë të mirë.
Përveç tyre, disa nga ushqimet që duhet të konsumohen janë:
Shpendët dhe frutat
Mishi i pulës dhe ai i gjelit të detit kanë nivele të larta të triptofanit, i cili gjithashtu rrit serotoninën.
Burime të tjera të mira të tyre janë fasulet, thjerrëzat, djathi, toni, vezët, drithërat, arrat dhe farat.
Banane dhe perime me gjethe
Një studim i vitit të kaluar nga Universiteti i Kolorados zbuloi se fibra probiotike, e gjetur në ushqime të tilla si qiqra, artiçokë dhe presh, jo vetëm që ushqejnë “mirë” bakteret në zorrë, por edhe përmirësojnë gjumin.
Fibrat
Një studim i Universitetit Columbia, duke përdorur 26 vullnetarë, zbuloi se një dietë e pasur me fibra – ushqime si fasulet, thjerrëzat, manaferrat dhe drithërat – mund të çojë në gjumë më të mirë, ndërsa një dietë me “konsum të madh të yndyrës së ngopur dhe konsum të ulët të fibrave u shoqërua me një gjumë të “bezdisshëm”.
Burimi / http://www.balkanweb.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.