Mirëqenie

December 19, 2018 | 10:00

Ushqimet që ndihmojnë trupin të pastrohet nga nikotina

Kur ndaloni pirjen e duhani, ju duhet të zgjidhni edhe ushqimin e duhur që pastron në mënyrë të shpejtë trupin tuaj nga nikotina. Këto janë disa nga ushqimet që ju vijnë në ndihmë:

Spinaqi

Acidi folik është shumë i rëndësishëm për funksionimin normal dhe zhvillimin e trupit, por gjithashtu ndihmon për të larguar nikotinën. Sasi të mëdha të acidit folik gjenden në spinaq.

Brokoli, lulelakra dhe lakra

Perimet nga familja e lakrës janë shumë të shëndetshme. Përveç mbajtjes së polifenoleve që janë të dobishme në reduktimin e inflamacionit në sistemin e tretjes, përmbajnë antioksidues që pastrojnë trupin nga toksina të shumta. Gatuajini ato në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur në mënyrë që të ruani  përfitimet e tyre.

Karota

Nikotina shkatërron lëkurën dhe e bën atë të pajetë dhe të thatë. Nëse doni të zgjidhni këto efekte anësore të shëmtuara të duhanit, hani sa më shumë karota të jetë e mundur. Ajo përmban sasi të mëdha të vitaminave A, K, C dhe B, të cilat janë pastruesit kryesorë të trupit. Ju gjithashtu mund ta vendosni në një shtrydhëse frutash e perimesh të përzier me mollë dhe limon ose ta prisni në sallatë.

Kivi, limoni

Pirja e duhanit nxit trupin që të prodhojë vitaminat A, C dhe E, të cilat forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë trupin të luftojë kundër infeksioneve dhe baktereve të ndryshme. Për të kompensuar vitaminat e humbura, konsumoni kivi, limon dhe portokall.

Portokalli

Lëngu i portokallit hidraton trupin, siguron vitaminat e nevojshme, dhe gjithashtu pastron trupin nga nikotina.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top