Mirëqenie

November 27, 2019 | 8:20

Ushqimet që ndihmojnë trurin të funksionojë më mirë

Truri është organi i trupit të njeriut që konsumon mesatarisht më shumë energji. Gjatë punës së tij ditore, ai konsumon rreth 20% të kalorive të tij, kështu që ai ka nevojë për “karburant” cilësor në formën e një diete të shëndetshme në mënyrë që të funksionojë në mënyrë optimale.

Shumë prej nesh e dinë që peshqit janë ushqimi që ushqen trurin tonë, dhe disa prej nesh shkojnë një hap më tej kur bëhet fjalë për ushqimet e detit dhe gjithnjë e më shumë po kërkojnë peshq me vaj, duke ditur që ata janë me të vërtetë të mirë dhe të shëndetshëm.

Sidoqoftë, me siguri peshku mund të mos jetë lloji i vetëm i ushqimit që truri ynë të funksionojë në mënyrë optimale. Padyshim që trurit tonë i duhen edhe larmi kur bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet që merr nga ushqime të ndryshme.

Siç u përmend më parë, peshku është një zgjedhje shumë e mirë nëse doni të përmirësoni funksionimin e trurit pasi përmban acide yndyrore omega-3 që forcojnë rrjedhën e gjakut në tru dhe përmirësojnë funksionin njohës.

Po kështu, një sasi pak më e lartë e kakaos, të cilën mund ta gjejmë në çokollatë të errët, mund të parandalojë rënien e aftësive njohëse që vjen me plakjen.

Boronica kanë veti shumë të mira antioksiduese dhe përmirësojnë shumë komunikimin midis qelizave të trurit.

Orizi ngjyrë kafe, nga ana tjetër, përmban një sasi të madhe të vitaminës E, e cila është e dobishme në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit. Përveç vitaminës E, vitamina B, e cila gjendet te vezët, është gjithashtu e efektshme.

Avokado është një “dhuratë e natyrës” pasi është një burim i shëndetshëm i yndyrës së pangopur, dhe është vërtetuar se vepron në rregullimin e presionit të gjakut dhe në përmirësimin e funksionit të trurit.

 

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top