Mirëqenie

May 28, 2019 | 9:15

Ushqimet që ndikojnë në gjendjen tuaj psikologjike

Është duke u bërë gjithnjë e më shumë e modës të ngrënit në mënyrë të shëndetshme. Teksa shikojmë në raftet e dyqaneve ushqimore dhe studiojmë përbërësit e çdo produkti që blejmë, është e lehtë të studiojmë se cilët ushqime janë më të dobishëm për trupin tonë dhe cilët janë më të dëmshëm.

Por studimet shkencore kanë provuar se është e vështirë të thuhet se çfarë është vërtet e dobishme për shëndetin tonë dhe çfarë nuk është, pasi shumë ushqime në të vërtetë përmbajnë kimikate të ndryshme, të cilat as nuk dihej se ekzistonin. Bright Side, ka hulumtuar këtë temë dhe ka zbuluar disa ushqime që mund të kenë efekte negative dhe pozitive në psikologjinë tonë.

Orizi i qëruar, përmban karbohidrate që i bëjnë molekulat e glukozës të hyjnë shpejt në gjak. Niveli juaj i sheqerit mund të ndryshojë në mënyrë dramatike saqë mund të ketë një efekt negativ në shëndetin e trurit dhe në sistemin nervor.

Kokoshkat përmbajnë proteina, ar, fosfor, hekur, silikon dhe magnez që lejojnë që sistemi nervor të funksionojë siç duhet. Vitamina B që përmban kokoshka gjithashtu ndihmon në luftën kundër depresionit dhe stresit.

Peshku ton përmban shumë zhivë. Dhe zhiva e tepërt në trup mund të çojë në probleme të memories. Toni gjithashtu përmban bifenil të poliklorinuar që është një kimikat sintetik që ndikon hormonet dhe prish funksionin e sistemit nervor.

Dhjami i derrit përmban një acid të rrallë arakidonik. Ky acid gjendet në indet e trupit dhe është i pazëvendësueshëm kur vjen puna për të ndihmuar funksionimin normal të trurit. Gjithashtu ndihmon për të luftuar sëmundjen e Alzheimerit.

Drithi, si gruri, thekri etj. Përmbajnë gluten që është i nevojshëm për këto bimë që të rriten. Antitrupat në gluten mund të sulmojnë edhe kimikatet që janë shumë të rëndësishme për ne. Pra, nëse kemi mungesë të këtyre kimikateve, mund të vuajmë nga sulme paniku dhe depresioni.

Çokollata e zezë përmban flavonoide të cilat janë përgjegjëse për aktivizimin e qelizave të trurit. Ky ushqim zgjeron enët e gjakut, stimulon funksionin e trurit dhe e furnizon atë me oksigjen.

Djathi i ngurtë përmban tiramin i cili prodhohet kur zbërthehen proteinat. Tiramina mund të rrisë ndjeshëm presionin e gjakut dhe të provokojë migrenë.

Patatet e pjekura janë të pasura me kalium që dërgon oksigjen në tru. Ato gjithashtu përmbajnë glukozë, vitaminë B dhe aminoacide të cilat rrisin furnizimin me gjak në tru dhe sigurojnë që të merrni gjithë energjinë e nevojshme për funksionimin e trurit.

Fasulet përmbajnë acid tanik. Nëse trupi juaj ka shumë nga ky acid, do të keni probleme me zbërthimin e mineraleve, siç është hekuri. Kjo mund të çojë në probleme me furnizimin me gjak në tru dhe zhvillimin e anemisë.

Kurkumi, përmban shumë antioksidantë dhe lufton plakjen e trurit. Ky produkt ndihmon funksionet njohëse që zakonisht bëhen më keq me moshën.

Shafrani përmban shumë minerale, vitaminë B dhe vitaminë C. Kjo e bën trurin të funksionojë më mirë dhe madje trajton disa çrregullime.

Kanella e bën trurin më aktiv sepse përmban këto përbërës jashtëzakonisht të rëndësishëm: alkooli cinnamil dhe kanellaldehide. Era e kanellës na ndihmon për të zgjidhur detyrat që kërkojnë shumë vëmendje, sjell kujtesë vizuale dhe reagime të shpejta.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top