Disa nëna mendojnë se mund t’u japin çfarëdolloj ushqimi foshnjave të tyre. Kurse sipas mjekëve janë tri lloje ushqimi, që një nënë nuk duhet t’ia japë kurrë.
Në vendin e parë renditen pijet me gaz. Këto pije përmbajnë sasi të shtuara të sheqerit, janë të lidhura ngushtë me diabetin e tipit 2 si dhe me sjelljen agresive tek fëmijët.
Në vendin e dytë renditet mjalti. Pak e vështirë për t’u besuar, por derisa fëmija juaj të arrijë moshën 2 vjeçare nuk duhet të konsumojë mjaltë, kjo sepse përmban një bakter toksik, i cili mund të shkaktojë edhe sëmundje vdekjeprurëse.
Në vendin e tretë renditet, qumështi i papasterizuar. Në fakt të gjithë mendojmë se qumështi i papasterizuar është më i shëndetshëm, por mos ua jepni kurrë fëmijëve. Kjo sepse aparati i tyre tretës nuk mund të veprojë mbi disa elemente, kështu që nuk do të mund ta tresin ashtu siç duhet.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.