Mirëqenie

November 28, 2016 | 8:54

Ushqimet që nuk duhen konsumuar kurrë me ilaçe!

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Këshillohet që përpara marrjes së një ilaçi duhet ngrënë diçka, por ajo që ju e dini është se disa ushqime nuk duhen konsumuar kurrë me disa ilaçe të caktuara. Konsumimi i këtyre ushqimeve mund të ndikojë në efektivitetin e ilaçit, duke shkaktuar probleme serioze për shëndetin.

  • Personat që vuajnë nga tensioni dhe që kurohen me ilaçe për tensionin nuk duhet të konsumojnë banane. Këto ilaçe përmbajnë potasium, një mineral vërtet i rëndësishëm për organizmin dhe që bën balancimin e likideve në trup. Banania është një frut i pasur gjithashtu me potasium dhe nëse ju e konsumoni këtë frut dhe njëkohësisht merrni mjekim për tensionin, do të rrisni me shumë gjasa nivelin e potasiumit në trup. Kjo gjë mund të shkaktojë probleme të tjera të zemrës.
  • Ilaçet për të holluar gjakun, nuk duhen përzier me lëng boronicash. Lëngu i boronicave e hollon gjakun dhe duke e bashkuar me këtë ilaç, ju mund të rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës.
  • Nëse merrni ilaçe për të ulur kolesterolin nuk duhet të konsumoni qitro dhe agrume.
  • Nëse merrni ilaçe për të ndaluar krijimin e trombeve (antikoagulimin e gjakut) shmangni sa më shumë perimet me gjethe jeshile.
  • Medikamentet me përmbajtje tetracikline nuk duhen përzier me qumësht, kos apo djathë.
  • Ilaçet antibakteriale nuk duhen konsumuar me prodhimet e mishit.
  • Ilaçet e tiroideve nuk duhen shoqëruar me arrat.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top