Këshilla & Arsye

August 27, 2018 | 11:50

Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni çdo ditë

Më në fund keni vendosur të hani ushqim të shëndetshëm, por ka mundësi të bëni gabime të vogla duke menduar se po bëni gjërat e duhura. Pikërisht këto gabime të vogla mund të pengojnë procesin e dobësimit, për shkak se kanë ndikim të madh në pamjen, shëndetin dhe sjelljen tuaj.

Disa ushqime, të cilat mbajnë epitetin si shumë të shëndetshme, nuk do të duhej t’i konsumoni çdo ditë.

Një gotë qumësht– Edhe pse qumështi është një shtesë e shëndetshme e vaktit, ka mundësi që pikërisht ai të jetë fajtor për mos rënie nga pesha. Nëse jeni mësuar të pini qumësht para gjumit, gjatë mëngjesit, ose gjatë ditës, provoni të mos e pini atë për një muaj. Nëse ndieni ndryshim, keni më shumë energji, vëreni humbje të peshës, lëkura juaj është më e pastër dhe më e shëndetshme, ndoshta kjo është zgjidhja e problemeve tuaja.

Ëmbëlsirë pas ngrënies– Pothuajse nuk ka njeri që nuk e ka këtë zakon. Gjithmonë dëshirojmë të hamë diçka ëmbël pas vakteve. Fatkeqësisht, kjo është krejtësisht e panevojshme dhe shumica nga ne e dimë, mirëpo qëllimisht e injorojmë. Nëse këtë e bëni çdo ditë, atëherë e kuptoni se jeta do të ishte më e lehtë po të zvogëlohej konsumimi i sheqerit. Le të jetë ëmbëlsira diçka të cilën e konsumoni një herë në javë, më së miri gjatë fundjavës, kur keni kohë të lëvizni dhe t’i digjni kaloritë e ngrëna.

Karbohidratet e rënda– Sa herë e keni ndier nevojën për të grimcuar diçka mes drekës dhe darkës e në fund e keni përmbushur këtë nevojë dhe keni ngrënë çfarëdo qoftë pa menduar nëse është e shëndetshme dhe e nevojshme? Sanduiç, patatina ose diçka të ngjashme. Është shumë e rrezikshme nëse e bëni çdo ditë: në këtë mënyrë nuk ka humbje peshe, vështirë që do ta ruani peshën tuaj trupore, e sigurisht që nuk do të ndiheni mirë në një plan më afatgjatë. Nëse me të vërtetë e ndieni të nevojshme të hani, atëherë frutat e thata janë zgjidhja.

Patatja– Një studim i kryer nga ekspertët e Harwardi ka dalë në përfundimin se patatja ju shëndosh. Patatja është e shëndetshme, mirëpo të tepruarit nuk bën mirë. Zvogëloni konsumimin e saj, shtoni konsumimin e perimeve të freskëta të papërpunuara dhe çdo gjë do të jetë në rregull.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top