Këshilla & Arsye

November 23, 2018 | 13:51

Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni gjatë ciklit menstrual

Mund të hani lloj-lloj ushqimesh për të pastruar lëkurën, për të pasur flokë të shëndetshëm e një kujtesë të mirë, madje edhe ushqime që ju bëjnë të lumtur. Është kënaqësi e jetës në fakt, dhe nuk mund ta mohojmë. Por, në periudhën më të keqe për femrat, siç është ajo e menstruacioneve, ushqimet duhet të jenë zgjedhje e mirë menduar, që mund të të lehtësojnë dhimbjet e barkut. Ndaj, mësojeni tani listën e produkteve që nuk ju bëjnë mirë në periudhën e ardhshme të periodave.

  1. Pijet e gazuara

Pijet e gazuara si Coca-Cola për shembull, kontribuojnë në fryrjen tuaj. Rritja e sasisë së ujit në fakt, ju ndihmon të jeni të hidratuar. Vetëm sigurohuni, që nuk është ujë me gaz.

  1. Ushqimet e përpunuara

Një fajtor tjetër në ndjenjën e fryrjes? Ushqimet e larta me natrium. Ushqimet e përpunuara janë burimi me i madh i natriumit në dietën tuaj. Shmangni çdo gjë që vjen në një paketë plastike dhe ju do të mbani sa më të ulëta nivelet e kripës.

  1. Ushqimet e skuqura

Ne të gjithave na pëlqejnë patatet e skuqura, te cilat ngrenë nivelet e estrogjenit, për të zvogëluar dhimbjen gjatë menstruacioneve. Kjo do të thotë që ushqimet e skuqura duhen shmangur patjetër. Shmangni çdo gjë me vaj vegjetal te hidrogjenizuar në listën e përbërësve.

  1. Ëmbëlsirat

Të gjitha ushqimet e përpunuara, humbasin shumë nga përmbajtja e tyre ushqyese. Kjo bën që ata të ndërhyjnë me sheqerin në gjak dhe kontrollin e rregullt të oreksit, të dy këta faktorë sjellin shqetësime gjatë ciklit. Zgjidhni drithërat në vend të bukës së bardhë, makaronave, orizit, biskotave dhe ëmbëlsirave.

  1. Ushqimet me yndyrë të lartë

Ushqimet me yndyrë të lartë kanë një ndikim të fortë në aktivitetin e hormoneve në trup. Yndyrnat e ngopura mund të kontribuojnë në dhimbje dhe inflamacion gjatë ciklit. Shmangni mishin e rëndë dhe qumështin për të mbajtur të ulur nivelin e yndyrës, e cila gjithashtu rregullon nivelet e estrogjenit.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top