Dietat ushqimore të pabalancuara marrin më shumë jetë njerëzish sesa pirja e cigareve. Shkencëtarët kanë zbuluar se mungesa e fibrave dhe proteinave që disa ushqime kanë, dëmton rëndë shëndetin tonë, por gjithashtu janë disa ushqime të cilat ne i konsumojmë për vetitë e shëndetshme që kanë, të cilat në fakt na dëmtojnë rëndë shëndetin.
Më poshtë keni disa prej kombinimeve më të gabuara:
Lëngjet e freskëta të frutave. Frutat janë vitale për shëndetin tonë, por ato gjithashtu kanë edhe një sasi të madhe sheqeri. Në momentin kur ne i shtrydhim dhe i konsumojmë në formë lëngu, ato humbin pothuajse të gjitha vlerat ushqimore që kanë, duke bërë që ne të konsumojmë vetëm sasinë e madhe të sheqerit, kjo mund të çojë në sëmundje të zemrës, diabet si dhe obezitet.
Edhe pse janë të pasura me proteina dhe fibra, çokollatat me fruta të thata janë gjithashtu edhe të pasura me sheqer. Statistikisht një shufër çokollate ka rreth 20 gram sheqer. Nga ana tjetër çokollatat proteinike janë të mira për të shuar urinë dhe për të mos shtuar në peshë. Një çokollatë ideale proteinike do të ketë 3 gram fibër, 5 gram proteinë dhe të paktën nën 10 gram sheqer.
Peshku i mbarështuar në fermë. Peshku i egër është shumë i pasur me Omega 3, e cila ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut. Por vlera e proteinave varet nga ajo çfarë konsumon peshku. Fatkeqësisht, peshku që blejmë në supermarket nuk vjen nga deti apo oqeani, por në 90% të rasteve vjen nga fermat artificiale të peshkut. Ata jo vetëm që nuk kanë vlera ushqimore, por janë të dendur me kimikate që janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë.
Shumë ushqime thonë në paketimin e tyre se nuk kanë sheqer në to. Por ne fakt kjo është një gënjeshtër pasi kompanitë e ushqimeve kanë filluar të ndërrojnë sheqerin normal me sheqer të përpunuar.
Konfleksat janë një ushqim i shpejtë dhe praktik për t’u konsumuar, sidomos kur nuk keni kohë për të humbur, dhe as për t’iu gatuar diçka fëmijëve tuaj. Mundohuni të zgjidhni konfleksa me bazë gruri dhe drithërash, pasi janë më të pasura me fibra dhe proteina.
Burimi / https://www.gazeta-shqip.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.