Mirëqenie

January 14, 2021 | 9:10

Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni, nëse jeni në dietë

Të qenit në formë të përsosur fizike është vërtet e rëndësishme, shumë gra kur vendosin të mbajnë një dietë të caktuar e dinë që duhet të heqin dorë nga ndonjë ushqim.

Pavarësisht se jemi të vëmendshëm ndaj formës fizike, të gjithë duhet të ndjekim një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar duke kryer një aktivitet të rregullt fizik. Trupi ynë ka nevojë për shumë lëndë ushqyese për të jetuar mirë dhe për të mos u ndeshur me mungesa. Sidoqoftë, ka ushqime që duhen ngrënë rrallë dhe me masë. Gjatë ndjekjes së një diete, është e nevojshme të udhëhiqeni nga një dietolog, i cili pas një ekzaminimi të plotë do të jetë në gjendje t’ju këshillojë për dietën që duhet të ndiqni.

Ushqimet që duhen shmangur kur jeni në dietë

Është gjithmonë e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje ushqimeve që konsumohen gjatë gjithë ditës, jo vetëm kur vendosni të humbni peshë. Ushqimeve u duhet kushtuar vëmendje jo vetëm kur përgatiten, por edhe kur i blini në supermarket. Nxitimi shpesh na bën të mbushim karrocën me ushqime që nuk janë gjithmonë të shëndetshme. Kur zgjidhni ushqimet, jini të kujdesshëm dhe gjithmonë lexoni etiketat, ku renditen përbërësit.

Salcat: të tilla si majoneza, salca rozë, ketchup, salcat që përdoren zakonisht për sallata ose për të mbushur sanduiçe. Konsumi i zakonshëm mund të rrisë nivelet e yndyrës dhe kolesterolit.

Pije të gazuara dhe me sheqer: ato kanë shumë sheqer, janë pije të shijshme por në të vërtetë nuk sjellin përfitime për trupin pavarësisht nëse ndiqni apo jo një dietë. Jo të gjithë janë të vetëdijshëm se nëse pini një kanaçe kola, merrni shumë sheqerna.

Ushqime të skuqura: skuqja nuk është e dobishme nëse bëhet shpesh dhe në mënyrë të gabuar. Nëse kënaqeni herë pas here me një pjatë patate të skuqura, nuk ka problem, por mos e teproni. Gjithashtu duhet bërë kujdes që skuqja të bëhet në një mënyrë të shëndetshme, duke i kushtuar vëmendje llojit të vajit të përdorur dhe temperaturës.

Suxhuk: ai nuk duhet të jetë i pranishëm në tryezë, por nëse nuk e blini nuk do mund ta hani, një strategji e shkëlqyeshme. Kur ndiqni një dietë për humbje peshe suxhuku duhet të shmanget. Fatkeqësisht, sallamet merren nga përpunimi i mishit por përmbajnë shumë nga yndyrnat e mishit të freskët. Më mirë zgjidhni të konsumoni peshk dhe mish pule se sa këto.

Lëngjet e frutave: nuk janë aspak të shëndetshëm, përmbajnë pak fruta dhe shumë sheqer. Ato gjithashtu nuk kanë fibra, më mirë zgjidhni të konsumoni fruta të freskëta sezonal ose ta përgatisni vetë lëngun në shtëpi.

 

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top