Ushqimi i tepërt shkakton sëmundje në çdo moshë, por pasi të kalojmë të 30-at, trupat tanë bëhen në mënyrë progresive më pak të aftë për të toleruar ushqim jo të shëndetshëm. Do të ishte mirë të kujdeseshim që tani për këtë. Këto janë ushqimet që duhet të ndaloni së ngrëni pas të 30-ve…
Ne shpesh blejmë kos me fruta në supermarket si një zgjidhje të lehtë dhe të shëndetshme, por fatkeqësisht ato kanë një sasi sheqeri të tepruar. Më shumë sheqer sesa duhet të hamë në një ditë të tërë.
Soja: Në të është një tjetër përbërës, që është menduar të jetë i shëndetshëm, por në realitet nuk është më mirë se mishi që po përpiqeni të zëvendësoni. Ne thjesht nuk i dimë efektet afatgjata të kësaj.
Në afat të shkurtër, soja mund të ndërhyjë në funksionin e tiroides. Një tjetër problem i sojës është që imiton estrogjenin në trup. Për këtë arsye, soja, sidomos, nuk duhet t’u jepet fëmijëve që janë ende në rritje.
Për fat të keq, deri në 70% të peshkut që do të gjeni në treg është peshk i kultivuar. Ata ushqehen me një dietë plot me antibiotikë si dhe me ushqime të ngjyrosura, që i bën të duken më të shëndetshëm. Ndoshta kur ishit fëmijë buka e bardhë ishte i vetmi lloj që ju pëlqente. Por ju jeni një i rritur tani dhe buka e bardhë është në thelb pa veti ushqyese. Substancat që i japin asaj bardhësinë nuk mbajnë asnjë nga vitaminat dhe mineralet e pranishme që janë në grurë
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.