Ushqimi i tepërt shkakton sëmundje në çdo moshë, por pasi të kalojmë të 30-at trupat tanë bëhen në mënyrë progresive më pak të aftë për të toleruar ushqim jo të shëndetshëm. Do të ishte mirë të kujdeseshim që tani për këtë. Këto janë ushqimet që duhet të ndaloni së ngrëni pas të 30-ve.
Kosi me fruta: Ne shpesh blejmë kos me fruta në supermarket si një zgjidhje e lehtë dhe e shëndetshme por fatkeqësisht ato kanë një sasi sheqeri të tepruar. Më shumë sheqer se sa duhet të hamë në një ditë të tërë.
Soja: Këtu është një tjetër përbërës që është menduar të jetë i shëndetshëm, por në realitet nuk është më i mirë se mishi që po përpiqeni të zëvendësoni. Ne thjesht nuk i dimë efektet afatgjata të kësaj. Në afat të shkurtër, soja mund të ndërhyjë në funksionin e tiroides. Një tjetër problem i sojës është që imiton estrogjenin në trup. Për këtë arsye soja sidomos nuk duhet t’u jepet fëmijëve që janë ende në rritje.
Peshqit e kultivuar: Për fat të keq, deri në 70% të peshkut që do të gjeni në treg është peshk i kultivuar. Ata ushqehen me një dietë plot me antibiotikë, si dhe me ushqime të ngjyrosur që i bën të duken më të shëndetshme.
Buka e bardhë: Ndoshta kur ishit fëmijë, buka e bardhë ishte i vetmi lloj që ju pëlqente. Por tashmë jeni një i rritur dhe buka e bardhë është në thelb pa vlera ushqyese. Substancat që i japin asaj bardhësinë nuk përmbajnë asnjë nga vitaminat dhe mineralet e pranishme në grurë.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.