Mëngjesi është vakti kryesor i ditës, prandaj duhet të tregojmë kujdes me ushqimet që konsumojmë. Stomaku reagon në mënyra të ndryshme ndaj ushqimeve të caktuara kur ai është bosh, prandaj duhet pasur shumë kujdes. Ja se cilat janë disa nga ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni me stomakun bosh.
1-Shmangni domatet
Ngrënia e domateve me stomakun bosh rrit aciditetin e tij dhe shkakton ulcerën.
2-Shmangni kafen
Pirja e kafesë apo çajit me stomakun bosh mund të shkaktojë përzierje. Gjithashtu, ajo mund të nxisë aciditetin e lartë të stomakut.
3-Shmangni qitron (fruta të ngjashëm me të)
Portokalli, limoni dhe qitro mund të shkaktojnë shumë probleme te njerëzit me inflamacion të ulët në ezofag.
4-Shmangni pijet me sheqer
Pijet me sheqer, përfshirë lëngjet nxisin dëshirën për të ngrënë.
5-Shmangni kosin
Kosi përmban shumë acid dhe i bën shumë keq stomakut nëse e përdorni në mëngjes.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.