Më e mira është që çdo gjë që mbetet nga dreka ta hidhni. Këshilli Evropian i Ushqimit paralajmëron që nuk është mirë të ringrohen ushqimet e përgatitura paraprakisht. Kjo mund të shkaktojë pasoja të padëshiruara, madje edhe për shkak të faktit që disa lloje bakteresh shumë shpejt shumohen në temperaturë dhome nga 5 deri në 65 gradë Celsius.
Si rezultat i kësaj, shtohet rreziku nga helmimi me ushqim dhe shfaqja e problemeve të ndryshme me tretjen, siç janë fryrja, ngërçet, krijimi i gazrave. Shumica nuk e dinë cilat produkte nuk duhen ringrohur, prandaj më poshtë jepet një listë e tyre:
- Orizi
Nëse orizin e ekspozoni sërish ndaj temperaturave të larta mund të shkaktojë helmimin me ushqim. Idealja është që orizin ta hani menjëherë pas përgatitjes dhe mos ta lini në frigorifer për ta ngrënë pas 24 orësh.
- Patatet
Pas ringrohjes së patateve shumë cilësi të saj humbasin, ndërsa, veç kësaj, kjo perime ka edhe substancat të cilat mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me helmimin kur ringrohen.
- Selinoja
Edhe pse shumica e njerëzve selinon e hanë të freskët, ata të cilët e përgatisin në temperatura të larta duhet të dinë patjetër që nuk duhet ta ringrohin, sepse rrezikojnë të helmohen. Është fakt që selinoja përmban nitrate, të cilat, nën ndikimin e nxehtësisë janë jashtëzakonisht të dëmshme për shëndetin. Në përqendrime të mëdha mund të shtojnë rrezikun nga kanceri.
- Panxhari i kuq
Nutricionistët rekomandojnë përdorimin e panxharit të freskët i cili është antioksidant i shkëlqyeshëm, përmban minerale dhe vitamina të rëndësishme. Mirëpo, panxhari i zier i cili ringrohet, mund t’ju shkatërrojë dukshëm organizmin.
- Mishi i pulës
Për shkak të salmonelës, rekomandohet konsumimi i mishit të pulës të përpunuar termikisht mirë. Kur mishi i pulës ringrohet dhe pastaj hahet, mund të shkaktojë irritim të stomakut.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.