Gjumi është shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut, por jo të gjithë e kanë të mundur bërjen e një gjumi të qetë dhe çlodhës. Pesë janë ushqimet që duhen shmangur patjetër, nëse nuk duam një gjumë të trazuar.
Mishi
Po, mishi përmban tryptophan, një aminoacid që ka ndikim të madh në organizëm. Ju ndoshta duhet të hani katër kilogramë që të ndjeni menjëherë përgjumjen dhe efektin e lodhjes, por mirë është ta shmangni sa më shumë.
Pica
Kush i reziston dëshirës për një copë picë natën vonë? Në një studim të publikuar në Frontiers në revistën Psycology, subjektet raportuan se ushqimet me yndyrë, djathë të ngarkuar dhe niseshte sjellin ëndrra shqetësuese dhe të çuditshme.
Humusi
Ky ushqim është i pasur me vitaminë B6 dhe triptofan, të cilat ndihmojnë trupin tuaj të bëjë serotonin, i cili pastaj mund të konvertohet në melatonin, hormoni që i tregon trurit se tani është koha e gjumit.
Çokollata
E preferuara absolute e thuajse të gjithë njerëzve: çokollata! Por ajo përmban substanca që shkaktojnë prodhimin e dopaminës, një neurotransmetues që nxit zgjimin.
Mjalti
Produktet e ëmbla krenohen me përbërjen e veçantë të oreksinës, një neurotrasmetues që nxit zgjimin. Nëse jeni fans i mjaltit, provojeni ta konsumoni atë të hedhur në një filxhan me çaj kamomili. Jo vetëm pse kamomili ka veti relaksuese, por edhe ju ngroh. Pastaj temperatura e trupit ka tendencë të ulet, duke imituar sinjale fiziologjike, ndërsa përgatitet për gjumë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.