Mirëqenie

March 2, 2019 | 8:12

Ushqimet që parandalojnë dhe kurojnë kancerin e prostatës

Sipas studimeve të fundit, pretendohet se mënyra e ushqyerjes së meshkujve ndikon në rritjen e rrezikut e kancerit të prostatës. Një dietë e pasur me fibra, karbohidrate, me pak yndyra dhe proteina ul me 70% rrezikun e kancerit të prostatës. Këtu ka shumë rëndësi lloji i burimit të karbohidrateve. Ndërkohë që karbohidratet komplekse ulin rrezikun, karbohidratet e thjeshta e rrisin atë.

– Krahas kësaj edhe konsumimi i tepërt i qumështit rrit rrezikun e kancerit. Studimi ka treguar se vetëm qumështi e rrit këtë rrezik, ndërsa produktet e tij si kosi, djathi, akullorja etj., nuk përbëjnë rrezik.

– Ashtu si tek sëmundjet e tjera sindroma metabolike ndikon negativisht edhe tek kanceri i prostatës. Edhe niveli i mineralit kalcium është shumë i rëndësishëm. Personat që kanë një nivel të ulët kalciumi në gjak janë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës se ato që kanë një nivel normal.

– Tregoni kujdes dhe konsumoni të paktën 2 litra ujë në ditë.

– Pakësoni konsumimin e alkoolit dhe pijeve me acidë dhe kafeinë.

– Ushqehuni me produkte të pasura me fibra, zarzavate, fruta, bishtajore dhe drithëra.

– Minimizoni konsumin e mishit të kuq, përpiquni të konsumoni mishin e pulës dhe peshkun. Acidi omega 3 i gjendur tek peshku mbron ndaj prostatës.

– Ushqehuni me produkte të pasura me antioksidues, veçanërisht me likopen dhe vitaminë C të cilët janë dy përbërës shumë të rëndësishëm në luftimin e kancerit. Konsumoni shumë domate dhe shalqi.

– Seleniumi njihet si mbrojtës kundër prostatës. Tek personat me probleme të prostatës është vënë re një nivel i ulët seleniumi.

– Zinku është një mineral i rëndësishëm për trupin tonë. Mungesa e tij ndikon negativisht në funksionet qelizore.

– Mbani gjithmonë në kuzhinën tuaj produkte si brokoli, lakra, lulelakra, grejpfurt të kuq, shalqi, domate, çaj jeshil dhe hudhër. 

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top