Mirëqenie

June 19, 2017 | 11:49

Ushqimet që parandalojnë humbjen e kujtesës

Një regjim i shëndetshëm ushqimor shoqërohet me jo pak përfitime shëndetësore! Gjithçka që ju hani reflektohet në pamjen e sjelljen tuaj !  Nëse ndiheni të lodhur, të mërzitur, të stresuar fajin mund ta ketë dieta juaj e varfër në magnez!  Lëkura juaj ka humbur shkëlqimin? Keni nevojë për vitaminë C apo zink.

1

Keni filluar të përjetoni humbje të kujtesës afatshkurtër? Atëherë hani këto ushqime:

-Peshku yndyror (si salmoni, skumbri dhe sardelet)është në krye të renditjes.
Yndyrnat omega-3 janë përgjegjesë për shumë funksione të këtij organi, parandalojnë plakjen e qelizave dhe përshpejtojnë prodhimin e atyre të rejave.

-Boronicat

Një studim i botuar në Journal of Neuroscience zbuloi se boronicat mund të parandalonin humbjen e kujtesës afatshkurtër. Të pasura me antioksidantë, manaferrat e boronicat gjithashtu ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga inflamacioni.

-Rozmarina dhe  Arrat

Sipas një studimi botuar në American Journal of Epidemiology, vitamina E e gjendur me shumicë tek arrat mund të ndihmojë për të parandaluar aftësinë njohëse të trurit.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit përmban polifenole, antioksidantë të fuqishëm që mund të parandalojnë sëmundjet dhe humbjen e kujtesës më së shumti gjatë moshës së tretë.

-Farat e kungullit janë të pasura me zink, një mineral i rëndësishëm për forcimin e kujtesës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top