Dimri duket se ka ardhur dhe ne kemi filluar të nxjerrim xhupat nga gardëroba. Nuk janë vetëm ditët e ftohta apo gripi që na shqetësojnë dhe e bëjnë dimrin të vështirë. Teksa temperaturat ulen dhe ajri bëhet gjithmonë e me i ftohtë edhe lëkura bën reagimin e saj, fillon dhe thahet.
Janë disa ushqime që parandalojnë tharjen e lëkurës:
Avocado ndihmon në bërjen e lëkurës më elastike.
Bollgur ka fibra dhe antioksidantë që parandalojnë prezencën e qelizave të vdekura të lëkurës.
Patatet e ëmbla reagojnë kundër ajrit të ftohtë në fytyrë.
Salmoni që përmban omega 3 bën mrekulli me lëkurën.
Vaj ulliri ekstra i virgjër përmban vitaminë E që ndihmon në hidratimin e lëkurës.
Vezët bëjnë të mundur rigjenerimin e shpejtë të qelizave.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.