Mirëqenie

January 21, 2019 | 14:04

Ushqimet që pastrojnë arteriet dhe ju mbrojnë nga sulmi në zemër

Akumulimi i tepërt i substancave të ndryshme në muret arteriale i ngushton ato dhe me kalimin e kohës kjo shpie në një sëmundje që njihet si arterioskleroza. Sipas ekspertëve shëndetësorë, nuk ka ndonjë ilaç të shpejtë që shkrinë këto substanca që bllokojnë arteriet, por thonë se ndryshimi i stilit të jetesës i shkrinë gradualisht dhe parandalon akumulimin e tyre.

Këto substanca zakonisht janë kombinim i yndyrës, kolesterolit dhe mbetjeve nga qelizat në trup. Ka disa faktorë të cilët ndikojnë në bllokimin e artereve, si:

  • Mbipesha
  • Ushqimi i pashëndetshëm
  • Shtypja e lartë e gjakut
  • Kolesteroli i lartë
  • Rezistenca ndaj insulinës dhe diabeti
  • Mungesa e aktivitetit fizik
  • Pirja e duhanit

Por, fatmirësisht mund ta trajtoni këtë çështje në mënyrë natyrale, me ndihmën e këtyre ushqimeve:

  • Hudhrës
  • Mollëve
  • Arrave
  • Xhenxhefilit
  • Spinaqit
  • Vajit të ullirit
  • Vajit të peshkut
  • Domateve
  • Çajit të gjelbër

Por, mbani mend se përveç konsumimit të këtyre ushqimeve, ju duhet të ulni stresin dhe të ushtroheni rregullisht.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top