Herë pas here trupi jonë ka nevojë për pastrim në mënyrë që t’i rikthehet funksionit në mënyrë optimale dhe ta përmirësojë mënyrën se si funksionojnë organet e trupit. Kjo, sipas ekspertëve, mund të arrihet përmes “pastrimeve” natyrale.
Këto pastrime trupore përfshijnë largimin e substancave toksike nga trupi. Ekspertët gjithashtu kanë treguar ushqimet që shërbejnë si pastruesit më të mirë të trupit të cilat duhet t’i konsumoni.
Limonët
Limonët pastrojnë trupin dhe forcojnë sistemin imunitar sepse janë të mbushur me vitaminë C dhe antioksidues të tjerë. Ata përmirësojnë funksionin e mëlçisë, por edhe procesin e tretjes.
Majdanozi
Antioksiduesit, përbërësit antipezmatues dhe flavanoidet që përmban majdanozi, bëjnë që ky produkt të pastrojë veshkat, mëlçinë dhe traktin gastrointestinal.
Domatet
Domatet janë të pasura me vitaminë C dhe nutrientë të tjerë. Ato përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe kanë sasi të lartë të licopenit, i cili parandalon dëmet nga rrezatimet e lira.
Qepa
Qepët e pastrojnë sistemin, trajtojnë problemet me tretjen, astmën, etj.
Mollët
Këto janë të pasura me fibra, kështu që ndihmojnë sistemin e tretjes, ju bëjnë të ndiheni më të ngopur, pastrojnë gjakun, rregullojnë kolesterolin dhe përmirësojnë shëndetin psikologjik.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.