Nëse ju vuani nga çrregullimet e ankthit, mundohuni të qetësoni veten me ushqim në vend të ilaçeve, të cilat kanë dhe efekte anësore. Ja disa ushqime që do të reduktojnë nivelin tuaj të ankthit:
Peshqit me yndyrë
Në një studim të Universitetit të Ohajos, studentëve që iu dha për të konsumuar acid yndyror Omega 3, shfaqën me rreth 20% më pak se të tjerët shenja ankthi gjatë provimit. Peshqit yndrorë parandalojnë gjithashtu sëmundje si: dementia, problemet vaskulare, ndihmojnë shëndetin okular, etj.
Kamomili është i njohur për vetitë e tij shëruese qysh në kohërat antike, por shkenca moderne me sa duket sapo ka filluar ta konsiderojë një fakt të tillë. Shumë doktorë dhe institucione shëndetësore në mbarë botën sugjerojnë përdorimin e çajit të kamomilit për të reduktuar ankthin.
Vezët
Truri ka nevojë për sasi të konsiderueshme të Vitaminës B për të funksionuar normalisht. Kur kjo vitaminë mungon, mund të përjetojmë minimalisht konfuzion, nervozizëm dhe ankth, shkruan në një artikull revista amerikane “Psychology Today”. Pra, sigurohuni që të merrni sasinë e nevojshme të Vitaminës B, nga ushqime si bërxolla e derrit dhe e viçit, agrumet, vezët, etj. Vitamina B është jetike për funksionimin normal të trurit.
Bakteriet probiotike – kosi
Ne dimë që truri dhe stomaku komunikojnë midis tyre, si mundet ta shpjegojmë ndryshe urinë. Por, studimet e fundit sugjerojnë se në këtë komunikim përfshihen edhe bakteriet. Bakteriet e mira (probiotike) jetojnë në intestine dhe ndihmojnë në funksionimin normal të shëndetit gastronomik, shkruan keshilla.net. Por në vitin 2011, studiuesit irlandez gjetën se, duke u ushqyer me disa bakterie protobiotike që gjenden tek kosi, kjo redukton sjelljet që lidhen me ankthin, depresionin dhe stresin”. Autorët e studimit e konsideruan inkurajues këtë fakt në një intervistë për NPR, por theksuan se duhen studime të mëtejshme.
Çaji jeshil
Çaji jeshil është i pasur me aminoacide L-theanine, të cilat në përgjithësi kanë efekte qetësuese.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.