Mirëqenie

August 13, 2019 | 9:05

Ushqimet që rrisin nivelin e hemoglobinës

Hemoglobina është një proteinë e pasur me hekur që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut, dhe është thelbësore për transportimin e gjakut të ngarkuar me oksigjen në indet dhe qelizat në trup. Hemoglobina gjithashtu ndihmon në bartjen e dioksidit të karbonit nga qelizat në mushkëri, duke lejuar ri-oksigjenimin.

Kur nivelet e hemoglobinës janë shumë të ulëta, do të pësoni simptoma të tilla si lodhje, dobësi, gulçim, dhimbje koke, rrahje të shpejtë të zemrës dhe ulje të oreksit. Një mungesë e konsiderueshme e hemoglobinës mund të jetë rezultat i anemisë.

Më poshtë rendisim disa nga ushqimet që rrisin nivelin e hemoglobinës.

Ushqime të pasura me hekur. Një nga shkaqet kryesore të niveleve të ulëta të hemoglobinës është mungesa e hekurit. Ushqimet më të pasura me hekur janë: mishi i kuq, karkalecat, perimet me gjethe jeshile, hurmat, frutat e thata, thjerrëzat dhe asparagu.

Vitamina C. Trupi nuk mund të thithë në mënyrë efektive hekurin nëse nuk kombinohet me vitaminë C. Ne ju rekomandojmë konsumimin e ushqimeve si papaja, portokalle, limonë, luleshtrydhe, speca, brokoli, domate dhe spinaq, të gjithë të pasura me këtë vitaminë.

Acidi folik. Është një vitaminë e grupit B dhe është thelbësore për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë: perimet me gjethe jeshile, orizi, bishtajoret, drithërat, lajthit, bananet dhe brokoli.

Panxhar. Kjo perime është shumë e dobishme për rritjen e niveleve të hemoglobinës, pasi është e pasur me hekur, acid folik, fibra dhe kalium.

Melasë. Rrit nivelin e hemoglobinës dhe ndihmon në luftimin e simptomave të anemisë. Melasa përmban hekur, folate dhe vitamina B që ndihmojnë në rritjen e prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut.

Shegë. Përmban hekur, kalcium, proteinë, karbohidrate dhe fibra, të gjitha janë lëndë ushqyese që ndihmojnë në rritjen e nivelit të hemoglobinës në gjak dhe promovojnë qarkullimin e mirë të gjakut.

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top