Një nga organet më jetësore të trupit tonë është truri, i cili kontrollon pothuajse gjithçka dhe është magazinë e të dhënave e përgjegjës për rregullimin e funksioneve të organeve të ndryshme të trupit.
Për të rritur performancën e tij na vijnë në ndihmë disa super ushqime të cilat rekomandohen të konsumohen nga të gjithë, të tilla si:
- Spinaqi
Spinaqi është i pasur me kalium, që e bën këtë ushqim të shëndetshëm për trurin. Kaliumi ndihmon në ruajtjen e përçueshmërinë elektrike të trurit, është përgjegjës për prodhimin e sinjaleve dhe ndihmon në përmirësimin e të menduarit.
Spinaqi mbron qelizat e trurit nga dëmtimi dhe degradimi. Kjo perime është e pasur me vitaminën K, E, magnez dhe folate.
- Çokollata e zezë
Çokollata e zezë është shumë e mirë për shëndetin e trurit, pasi nxit funksionet e tij. Ajo është gjithashtu e pasur me flavonoide, të cilat janë antioksidantë që luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në trup.
- Arrat
Konsumi i rregullt i arrave përmirëson memorien, për shkak të vitaminës E që përmbajnë dhe acideve të shëndetshme.
- Salmoni
I pasur në acide yndyrore omega-3, të cilat janë esenciale për funksionin e trurit dhe gjithashtu përmbajnë substanca anti-inflamatore.
- Brokoli
Janë të pasura me vitamina mbrojtëse antioksidante (Vitamina C, Vitamina E dhe beta-karoten), të cilat ndihmojnë për të mbrojtur qelizat e trurit nga dëmtimi.
- Domatet
Domatet janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e performancës së trurit dhe ruajtjen e shëndetit të tij.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.