Perimetri i belit është padyshim një nga njësitë matëse të shëndetit tuaj. Sigurisht, ngrënia e tre byrekëve nuk i bënë shumë favore belit tuaj. Por nuk është vetëm byreku fajtori. Lajmi i ri është që as tre pjata plot brokoli nuk kanë efekt të mirë për shëndetin.
Ja pse: Ushqime të caktuara njihen si ‘marrës të frymës’.
Kjo do të thotë se ato rrisin fryrjen e trupit dhe ju bëjnë të dukeni më të rëndë dhe të shëndoshë se sa jeni në të vërtetë. Kjo deklarohet nga Instituti Middleberg Nutrition në New York City.
Bazuar në studimin e mësipërm, në vijim jepen katër produktet ushqimore që shkaktojnë fryrjen e organizmit:
Perimet lakërishte të gjelbra
Brokoli, lulelakra, lakra e brukselit, kale janë nga zarzavate më të bukura të kësaj stine. Por ato janë edhe fryrësit më të mëdhenj të stomakut, në sajë të përmbajtjes së tyre të lartë të fibrave. Konsumi i këtyre perimeve është shumë i nevojshëm pasi janë shumë të shëndetshme.
Një sasi ditore prej 300-400 gramë perimesh të tilla janë shumë të nevojshme, por nuk duhet ekzagjeruar me konsumimin e tyre. Mjaftohuni me një sasi normale të konsumit të tyre, veçanërisht në fundjavë pasi të hënave do të vini re vështirësi në veshjen e rrobave të zakonshme të punës.
Produktet e përpunuara të kripura
Patatinat dhe ushqimet e konservuara përmbajnë sasi të mëdha të kripës. Nga ana tjetër, pas konsumit të kripës organizmi kërkon ujë me shumicë. Sa më tepër kripë të keni marrë gjatë ditës, aq më shumë ujë do të mbajë trupi brenda vetes. Rezultati është që do të ndjeheni të fryrë. Edhe një qese e vogël me patatina kontribuon fuqishëm në fryrjen e trupit tuaj.
Pijet e sheqerosura dhe me gaz
I keni parasysh ato flluskat që i bëjnë pijet freskuese aq tërheqëse për shijen megjithëse krejt të pashëndetshme? Kur i gëlltitni ato flluska, në fakt po dërgoni në organizëm sasi jo të vogla ajri, që përfundojnë rrugën e tyre në stomakun tuaj. Këto sasi ajri në stomak e ngrenë ushqimin lart dhe ngatërrojnë organizmin, duke e bërë që të kërkojë më tepër ushqim. Pini ujë, por jo pije të gazuara që të mos lejoni grumbullimin e mbipeshës dhe problemeve të tjera që ato sjellin.
Sheqeri artificial dhe ushqimi dietik
Në përgjithësi, trupi juaj nuk pajtohet me produktet ushqimore artificiale. Në veçanti produktet me ëmbëltues artificialë ju shkaktojnë fryrje të organizmit. Produktet që përmbajnë ëmbëltues kimikë përfshijnë çamçakëz pa sheqer, kos me shije artificiale frutash dhe një listë e pafund me gjëra të tjera. Duhet të tregoni kujdes kur lexoni në përbërjen e produkteve që blini substanca si sukralozë, aspartam, mjaltë industrial, glukozë misri dhe çdo produkt tjetër të panjohur në etiketa.
Kënaquni me ushqime të vërteta dhe të thjeshta. Ato kanë shije më të mirë dhe për sa kohë që i konsumoni me moderim dhe si pjesë e një ushqimi të shëndetshme, ato nuk ndikojnë në belin dhe mbipeshën tuaj.
Burimi / AgroWeb.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.