Mirëqenie

September 23, 2020 | 8:40

Ushqimet që shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak

Nëse keni diabet është e rëndësishme për ju të kontrolloni marrjen e sheqerit. Edhe ushqimet që nuk kanë sheqer ndonjëherë mund të shkaktojnë një rritje të sheqerit, siç janë karbohidratet.

Karbohidratet mund të shndërrohen në glukozë, e cila përdoret më pas si energji nga trupi juaj. Ka disa ushqime që kanë një indeks glicemik shumë të lartë. Këto ushqime mund të rrisin në mënyrë drastike nivelet e sheqerit nëse i konsumoni me tepri.

Sheqeri i pakontrolluar në gjak, siç e dimë të gjithë, mund të çojë në shumë kushte të pafavorshme shëndetësore. Kështu që është e rëndësishme të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Më poshtë janë disa ushqime që mund t’ju japin një rritje të menjëhershme të sheqerit. Shmangini këto ushqime nëse jeni diabetik.

Qumështi i kokosit, qumështi i orizit dhe qumështi i tërshërës përmbajnë shumë sheqer. Qumështi i ëmbëlsuar i sojës përmban vetëm 1 g sheqer.

Perimet me niseshte: Patatet, bizelet dhe misri janë perime me niseshte që gjithashtu mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak.

Frutat: Frutat janë një burim i pasur i vitaminave, mineraleve, antioksidantëve dhe fibrave. Por ato janë gjithashtu të ëmbla. Nëse hani më shumë se një racion, do t’ju rritet niveli i sheqerit.

Karbohidratet e rafinuara: Buka e bardhë, makaronat dhe orizi janë shembuj të karbohidrateve të rafinuar. Trupi juaj e shndërron atë në glukozë për energji dhe kjo shkakton një rritje të sheqerit.

Hamburger: Një hamburger mund të përmbajë 10 gram sheqer dhe 43 g karbohidrate. Kjo është e krahasueshme me një karamele.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top