Fuqia mund të na ndihmojë që të jemi të qetë dhe plot energji pozitive, sidomos në ndryshimin e sezonit, kur mund të ndodhë të ndjehemi pak të plogësht, me pak energji dhe jo me humor të mirë. Për të fituar vitalitetin dhe mirëqënien një ndihmë e mirë vjen dhe nga tavolina, falë një sërë ushqimesh që përmbajnë dhe stimulojnë prodhimin e substancave që nxisin mirëqënien dhe qetësinë. Një humor i mirë ndërtohet edhe me dietë.
Çështje kimike
– Në mesin e shumë substanca që veprojnë në tru, dy janë veçanërisht të nevojshme për humorin; dopamina dhe serotonina. Dopamina është neurotransmetuesi që verpon në rregullimin e kënaqësisë, dashurisë dhe stimujve që prodhojnë mekanizmat e motivimit. Dopamina sintetizohet falë dy aminoacideve, tirosinës dhe fenilalanina. Kjo e fundit nuk prodhohet nga trupi jonë, pra duhet ta marrim nga jashë, për shembull nga ushqimet.
Seretonina është në fakt hormoni i qetësisë dhe qëndra e rregullimit të humorit. Sintetizohet duke nisur nga aminoacidi triptofan, nga i cili varet dhe prodhimi i një tjetër hormoni të rëndësishëm, melatonina, që rregullon rritmin gjumë-zgjuar. Për të aktivizuar këtë mekanizëm janë të nevojshëm karbohidratet pasi stimulojnë prodhimin e insulinës, që lehtëson transportin e triptofanit dhe transformimin e tij në serotoninë. Konsumoni drithëra të tilla si, grurë, oriz, thekër, elb, mel.
OMERGA 3 –Janë një bekim: promovojnëe shëndetin e zemrës, ulin nivelet e kolesterolit në gjak dhe ju ndihmojnë me hipertensionin. Këto acide yndyrore gjithashtu kanë një efekt të madh në humor dhe janë të dobishme për të luftuar depresionin. Omega 3 gjendet veçanërisht në peshk dhe arra.
Vitamina-Të kesh një nivel optimal vitaminash është e rëndësishme për shëndetin fizik dhe mirëqenin psikologjike. Këto substanca, përveç të tjerash, hyjnë në mekanizmin e transformimit të triptofanit në serotoninë: arsye shumë e mirë për të konsumuar fruta dhe perime.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.