Mirëqenie

March 6, 2017 | 10:21

Ushqimet që zëvendësojnë vitaminat

Nëse mendoni se vitaminat mund t’i merrni pa rekomandimin e mjekut gaboni, por shpeshherë është edhe më e komplikuar se kaq. Hulumtimet shkencore ndër vite kanë treguar se shumë vitamina mund të shmangen, pasi marrja e tyre shoqërohen me jo pak efekte anësore. Më poshtë do të lexoni të gjitha vitaminat, të cila fare mirë mund të zëvendësohen me ushqime.

1

1. Multivitamina- Ndiqni një dietë të ekuilibruar Për dekada me radhë ishte menduar se multivitaminat ishin të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Vitamina C për të forcuar sistemin imunitar, vitamina A për të mbrojtur shikimin tuaj, vitamina B për t’ju fuqizuar. Jo vetëm që këto vitamina mund të merren nga ushqimet që ju hani, por studimet tregojnë se marrja e pilulave mund të shkaktojë dëme në organizëm.

2. Antioksidantët- Zëvendësojini me manaferra. Trajtimi me beta karoten, vitamina A dhe vitamina E mund të rrisin vdekshmërinë, dhe marrja e antioksidantëve lidhet me rrezikun e kancerit. Vitaminat A, C dhe E janë antioksidantë të fuqishëm dhe për fat të mirë gjenden me shumicë në fruta të ndryshme.

3. Vitamina C- Portokall, limon, speca, luleshtrydhe. Mbidozat e vitaminës C mbi 2.000 miligramë mund të rrisin rrezikun e gurëve në veshka.

4. Vitamina B3 Hani salmon, ton, ose panxhar. Për vite të tëra, vitamina B3 u promovua se trajtonte sëmundjet mendore dhe ato të zemrës, por studimet e fundit bëjnë thirrje që kjo vitaminë të merret nëpërmjet ushqimeve.

5. Vitamina E- Gjendet me shumicë në gjethet e spinaqit, arrat dhe bajamet. Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm, por deri sa shumë perime janë të pasura me këtë vitaminë, përse të zgjidhni pilulat përpara ushqimit?

/Panorama/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top