Mirëqenia jonë fizike varet mbi të gjitha nga ato që hamë çdo ditë. Ka ushqime që, pa dijeninë tonë, në disa pjesë ose nëse merren plotësisht në doza të larta, mund të jenë të dëmshme, ndonjëherë vdekjeprurëse, për shëndetin tuaj.
Ato janë ushqime që i hamë çdo ditë dhe sigurisht me një frekuencë të lartë. Sidoqoftë ato janë ushqime kryesisht të padëmshme, të cilat mund të shndërrohen në ushqime të dëmshme për trupin tonë nëse merren gabimisht.
6 ushqimet që mund të jenë toksike për shëndetin tonë
- Kërpudhat
Nëse merren të papërpunuara, madje edhe ato të deklaruara të ngrënshme, ato lëshojnë toksina, të cilat avullojnë gjatë gatimit dhe që mund të shkaktojnë vështirësi në tretje.
- Fasulet
Edhe këto, nëse hahen të papërpunuara, janë helmuese për trupin: ato në fakt mund të shkaktojnë të vjella dhe diarre për shkak të fitohaemagglutinin, një toksinë që gjendet tek to.
- Mollët
Farat e këtij fruti përmbajnë amigdalin, një substancë që prodhon cianid hidrogjeni në trup. Doza vdekjeprurëse: gjysmë gote.
- Arrëmyshk
Ne shpesh e përdorim atë në beshamel, në të gjitha llojet e qofteve të mishit, ajo që rekomandohet është të përdorim shumë pak sepse përmban myristicin, një substancë neurotoksike e cila, e marrë në sasi të mëdha, shkakton halucinacione dhe konvulsione.
- Patatet
Ka disa pjesë të këtij ushqimi të përditshëm që mund të shkaktojnë dëm për njerëzit. Pjesët e gjelbra që duken kur i qëron përmbajnë solanine, një alkaloid toksik i cili, nëse merret në doza masive, mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe halucinacione.
- Domatet
Mos abuzoni, sepse pjesët jeshile të domateve, ashtu si patatet përmbajnë solanine, një substancë toksike që bima e prodhon si një pesticid natyral. Simptomat janë të njëjta me ato që gjenden tek patatet.
Burimi / https://www.chedonna.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.