Dhimbja e kokës është një gjendje multifaktoriale dhe komplekse. Ushqimi mund të jetë një aleat ose një armik në problematikat që shkakton kjo sëmundje.

Anila Kalleshi
Dietologe
Përvec ndryshimit të stilit të jetës, një integrim në zorrët tona mund të përmirësojë dhimbjen e kokës. Tashmë dihet shumë mirë që zorra është e përfshirë në mirëqenien e organizmit tonë ndaj duhet të kemi shumë kujdes në mirëmbajtjen e tyre.
Vera e kuqe, djathërat e stazhinuar, bananet, qepët, fasulet, agrumet, peshqit e tymosur duhet të limitohen, pasi janë burim i tiraminës dhe do të stimulonin çlirimin e një peptidi vasodilatator, që lidhet me transmetimin e dhimbjes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.