Sipas “Corriere Della Sera”, prindërit përdorin strategji nga më absurdet për t’i bërë fëmijët të hanë perimet, të cilat shpesh mund të jenë në formë kërcënimi, dënimi apo shpërblimi jashtë kufijve të normales, të cilat në më të shumtën e rasteve të destinuara të dështojnë. Sipas teorive të publikuara në gazetën më të famshme italiane, strategjitë do të jenë më të thjeshta se kaq, dhe një prej tyre është përfshirja e fëmijës në përgatitjen e vaktit.
Fëmijët shpesh përpiqen të “korruptohen” në këmbim të disa perimeve
Disa prindër i fshehin perimet brenda një ushqimi tjetër, disa përdorin dënime dhe disa shpërblime në dhurata. Shpesh prindërit i premtojnë fëmijës edhe të holla në këmbim të përfundimit të pjatës me perime, si një rrugë për t’i bërë ata të ushqehen shëndetshëm. Por sipas një studimi të publikuar në “British medical journal open”, gjithçka fillon më herët se vendosja në pjatë e disa perimeve. Në të vërtetë ushqyerja e mirë e fëmijës kthehet në një kulturë që në shtatzani, gjatë së cilës fëmijës fiton edhe zakonet e shëndetshme. Më pas ka shumë rëndësi edhe ushqyerja e fëmijës gjatë momenteve të para të prezantimit të ushqimeve, pasi pureja e tij duhet të përmbajë sa më shumë perime.
Po nëse e fshehim një ushqim tek një tjetër?
Kjo nuk është një ide e mirë. Fëmija ka nevojë të shikojë, prekë, ndiejë shijen e një ushqimi dhe nëse ai e zbulon se ju keni vendosur një perime qoftë edhe në formë pureje brenda një ushqimi tjetër, do të ndihet i gënjyer dhe mund të refuzojë edhe më shumë. Edhe ai ka shijet e veta dhe nuk mund të pretendojmë që të pëlqejë të gjitha ushqimet. Ju duhet të vendosni në pjatën e fëmijës disa perime dhe ta lini t’i konsumojë i qetë nëse ka dëshirë, pa e detyruar. Këshilla e eskpertëve sipas “Corriere Della Sera” është që ju të përfshini sa më shumë të jetë e mundur fëmijët në përgatitjen e ushqimit, në këtë mënyrë ju do të mund të bëni që kjo pjesë të kthehet në një kënaqësi dhe mënyrë argëtimi. Kjo është rruga e duhur për të krijuar një marrëdhënie të mirë mes fëmijës tuaj dhe ushqimit, nga e cila do të vijnë shumë përfitime afatgjata. Pra hiqni dorë nga metodat absurde të shpërblimeve në të holla.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.