Ushqimi nuk është vetëm kalori apo gram yndyrnash, proteinash, karbohidratesh ose burim energjie. Çdo ushqim që vendos në gojë i dërgon trupit tuaj mesazhe. Disa nga këto mesazhe lidhen me sheqerin në gjak dhe prodhimin e insulinës. Disa mesazhe të tjera drejtojnë ndjenjat tona të urisë dhe të ngopjes. Të tjerat shqetësojnë djegien e kalorive dhe metabolizmin, të tjera përfshijnë flokët, lëkurën, humorin dhe funksionin mendor.
Jo të gjitha kaloritë janë krijuar në mënyrë të barabartë. Ti mund të përcaktosh porcionin e biskotës, hamburgerit dhe të lulelakrës, në mënyrë që të keni të njëjtën sasi kalorish, por secila prej këtyre 3 ushqimeve do t’i dërgojë trupit tuaj mesazhe të ndryshme. Dhe janë ato për të cilat ne kujdesemi, jo për kaloritë.
Faktikisht, nuk është vetëm ushqimi që ha, ai që i jep trupit informacione. Ka të bëjë edhe me sasinë që ha në të njëjtën kohë, sa shpejt ha, çfarë kombinimesh konsumon, si ndiheni gjatë kohës që po ushqeheni dhe madje edhe se çfarë pini gjatë kohës që hani.
Çdonjëra prej këtyre gjërave është e rëndësishme sepse i dërgon trupit tuaj mesazhe: djeg yndyrnat ose i depoziton ato; krijon muskuj ose i humbet ato; ngadalëson procesin e plakjes ose e përshpejton atë; krijon qëndrueshmëri, krijon energji, ose i djeg ato brenda pak orëve.
Marrë nga libri ” Dieta Sfidë” Anila Kalleshi
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.