Në fokus

May 4, 2017 | 12:21

Ushqimi falas në shkolla/ Nora Malaj: Financimi do të kryhet nga buxheti i shtetit

Në  vitin e ardhshëm shkollor 2017-2018 nis faza e dytë  për projektin pilot për ofrimin e Ushqimit  të kontrolluar dhe falas, për fëmijët e arsimit 9 vjeçar.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj bëri me dije se janë ngritur grupet e punës për të vënë në jetë projektin, duke sqaruar se do të financohet nga buxheti i shtetit dhe kostot do të bëhen publike pas përllogaritjes.

malaj-ushqimi-ne-shkolla-765x383

“Probabiliteti është të kapë vitin tjetër shkollor, pra brenda 2017-ës, por mund të fillojë edhe brenda muajit Maj apo muajit Qershor. Gjithsesi unë do ta quaja më mirë në fillim të vitit tjetër shkollor, për të mos e përdorur as si element fushate, por për ta quajtur si një detyrim dhe si një lobim të domosdoshëm për t’i dhënë një qasje ndryshe shkollës. Në momentin që do të dalë kostoja, do t’u bëhet me dije edhe prindërve, edhe atyre që do ta mbështesin këtë kosto. Ideja është që është shteti ai që do ta mbështesë këtë iniciativë”, u shpreh Malaj për Televizionin SCAN.

Sipas Malajt, kjo nismë përveç se u vjen në ndihmë nxënësve për t’u ushqyer shëndetshëm, u jep mundësi edhe bizneseve lokale të zhvillohen.

Mirëushqyerja krijon mundësinë e manaxhimit të mirë të të gjithë rritjes së fëmijës, sidomos në fazën e pubertetit, paraadoleshencës dhe adoleshencës, për të promovuar bizneset lokale, për të promovuar ushqimet bio dhe për të kthyer vëmendjen e shoqërisë tek mirëushqyerja e fëmijëve”, tha Malaj.

Mësuesit vlerësojnë nismën, por kërkojnë krijimin e kapaciteteve  në shkolla për ta vënë në zbatim.

Për shumicën e prindërve dhe fëmijëve zgjidhja për ushqimin në orarin e shkollës janë shitësit ambulantë.

Ofrimi i ushqimit të kontrolluar falas në shkolla është një projekt që u iniciua pas shifrave alarmante që kanë dhënë ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, në lidhje me obezitetin dhe anemitë tek fëmijët nga 7-15 vjeç.

Të dhënat konkrete tregojnë se 27% e fëmijëve shqiptarë janë mbipeshë, 17.4 %  jetojnë në varfëri të plotë, ndërsa 2 % jetojnë në familje pa të ardhura.

Nertila Doko/SCAN

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top