Nuk hahet vetëm për t’u kënaqur nga vakti por edhe për t’u ndjerë mirë emocionalisht
Ushqimi mund të kompen-sojë çaste kur kemi shqetësime emo-cionale, mund të na bëjë më të sigurt apo të na kënaqë, mund të qetësojë tensionet apo të mbushë boshllëqe të brendshme. Shkenca prej vitesh heton raportin ekzistues midis ushqimit dhe emocioneve, të cilat kanë treguar se zhbalancimet në mënyrën e ushqyerjes, mund të shkaktojnë trishtim dhe depresion. Ka ushqime që për nga natyra nxisin çlirimin e endorfinës, dopaminës dhe serotoninës, ashtu si arrat apo çokollata e zezë, të cilat kontribuojnë në një mënyrë të natyrshme për të reduktuar stresin dhe për të për-mirësuar gjendjen shpirtërore; por në rastin e ushqimit ko-mod, aftësia për të ndikuar në gjendjen shpirtërore me çlirimin e substancave natyrore, shton vlerën emocionale në pjatë, lidhur me përvojat e rëndësishme të një periudhe të jetës së tij apo një ngjarjeje të veçantë. Forconi kujtesën gjatë ditës me këto pesë vakte, rekomanduar nga dietologe Anila Kalleshi.
Çfarë duhet konsumuar, çfarë për-fitojnë njerëzit nga recetat e propozuara, sa ndikojnë në kujtesën personale, qelizat nervore?
Për të forcuar kujtesën, përpiquni të konsumoni drithëra integrale. Kokrrat e drithërave janë të pasura me karbohidrate komplekse, fibra dhe disa prej tyre edhe me omega 3, acide yndyrore që mbrojnë zemrën dhe trurin nga dëmtimet, koles-teroli, mpiksjen e gjakut, dhe më tej. Drithërat përmbajnë gjithashtu vitamina B, të cilat kanë një efekt mbi rrjedhjen e gjakut në tru, të shoqëruara me qumësht pa yndyrë është një dhuratë shumë e mirë që i bëjmë trurit. Një tjetër përzgjedhje ideale, e shkëlqyer për mëngjesin, mund të ishte kos natyral me 0% yndyrë me boronica ose avokado. Boroni-cat e mbajnë trurin gjithmonë të freskët dhe janë mbrojtëse shumë të mira kundër inflamacionit dhe oksidimit – dy procese që plakin qelizat e trurit dhe lidhen drejtpërdrejt me sëmundjen e alzhaimerit. Boronicat janë shumë të mira, edhe për të përmirë-suar kujtesën afatshkurtër. avokadot janë një burim i pasur me omega 3 dhe omega 6. Këto rrisin fluksin e gjakut në tru, sjellin kolesterol më të ulët, dhe ndihmojnë në thithjen e antioksidantëve.
Paradite: kafe ndoshta? Pse: Sa ndikon kaf-eina në sasi të rekomanduar për kujtesën?
1-2 kafe në ditë ndikojnë pozitivisht në forci-min e kujtesës dhe logjikës.
Dreka: Çfarë duhet konsumuar dhe pse? Sa ndikojnë aktioksidantët në parandalimin e ndarjes së qelizave të trurit.
Peshk në avull me karota të ziera dhe brokoli. Peshku ndihmon në zhvillimin e trurit pasi përmban selenium, vitamina A dhe D, fosfor, magnez, jod dhe acide yndyrore omega3 shumë të rëndësishme për mirëqenien e trurit. Ndërsa një karotë e vetme furnizon 157 për qind të sasisë së përditshme të rekomanduar të vitaminës a. Pikërisht për këtë arsye, prej kohësh, ajo është lidhur me shëndetin dhe sidomos me mirëqenien e shikimit.
Por karotat kanë edhe një përfitim tjetër kurioz: betakaroteni që ato përmbajnë, ndihmon në përmirësimin e kujtesës verbale dhe në shfaqjen më të shpejtë të datave të memorizuara. Me fjalë të tjera, nëse duhet të flisni në publik, kuzhina duhet të jetë plot me karota. Brokoli është një super-ushqim për të gjithë trupin. ai është i pasur me kalcium, vitaminë C, vitamina B, betakaroten, hekur, fibër dhe vitaminë K. Këto ushqyes janë mbrojtës kundër radikalëve të lirë, mirëmbajnë rrjedhjen e gjakut dhe heqin metalet e rënda që mund të dëmtojnë trurin.
Zemra: Do të rekomandoja 5-6 thelpinj arra ose10 kokrra bajame. ato kanë burime të mëdha të Omega 3 dhe omega 6, acide yndyrore, vitamina B6 dhe vitaminë E. Vitamina E ka treguar se parandalon shumë forma të depresionit, duke e mbrojtur trurin nga radikalet e lira dhe kjo përmirëson fuqinë e trurit. arrat përmbajnë acid phytic.
Darka: Çfarë i duhet shtuar tryezës? Burime vitaminike që mbrojnë dhe forcojnë ku-jtesën. Zgjidh proteinat. Studimet thonë se aktivizimi i proteinës ndihmon trurin ta mbajë atë vigjilent dhe të fokusuar në mendimet e tij. Kështu që konsumoni proteinat për të qenë kreativë në jetën tuaj. Burime të mëdha janë: kosi, djathi, drithërat, ushqimi i detit dhe pula. Fasulet janë burim i shkëlqyer i karbohidrateve komplekse. Këto karbohidra-tet komplekse janë të përziera edhe me fibra që ngadalësojnë thithjen, duke na dhënë një furnizim të qëndrueshëm të trurit me glukozë. Fasulet janë të pasura me përbërës që kanë vitaminën B, thelbë-sore për funksionimin e trurit. Provoni një racion fasule dhe do t’i dhuroni trurit tuaj një mirëqenie të vazhdueshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.